Alarmet për sulm ajror u aktivizuan edhe sot në disa rajone në Ukrainën qendrore dhe lindore për shkak të kërcënimit të sulmeve me raketa, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zyrtarët nga rajonet Poltava, Kharkiv, Zaporizhzhia dhe Dnipropetrovsk thanë se ekziston një mundësi e madhe e sulmeve ajrore ruse, duke u bërë thirrje civilëve të strehohen.
Alarmet lëshohen nga autoritetet lokale në Ukrainë pothuajse çdo ditë për shkak të sulmeve të mundshme me raketa dhe dronë, të cilat kohët e fundit kanë shënjestruar infrastrukturat civile dhe energjetike.
Forcat ruse nisën një seri të re sulmesh ajrore në Kiev dhe qytete të tjera të Ukrainës gjatë javëve të fundit, pas shpërthimit që goditi urën kryesore ruse të Kerçit në Gadishullin e Krimesë.
Moska nisi “operacionin e saj special ushtarak” në Ukrainë në shkurt, i cili përveç viktimave dhe zhvendosjeve, shkaktoi edhe një krizë energjetike dhe preku ekonominë globale.