Myftiu Tërnava pa nga afër punët në renovimin e xhamisë “Pirinaz” në Prishtinë

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, sot pa nga afër punimet në renovimin e xhamisë “Pirinaz” në Prishtinë.

Myftiu Tërnava, tha se deri më tani, renovimi i kësaj xhamie është duke shkuar sipas planit të paraparë, për çka u nda i kënaqur me ecurinë e punëve.