272C7261-3EF1-498E-A94A-BB6AAA01053D

Cilat janë normat kryesore rreth edukatës?

Pyetja:Cilat janë normat kryesore rreth edukatës?

***

Përgjigjja:

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Dije, – Allahu më udhëzoftë mua dhe ty drejt moralit më të përsosur, – se normat kryesore rreth edukatës janë dhjetë!
E para: Kur takon një musliman, përshëndete duke i thënë: “Es Selamu alejkum ue rahmetullahi ue berakatuhu!” E, nëse të përshëndet ai ty, atëherë ktheja: “Ue alejkum selam ue rahmetullahi ue berakatuhu!”
E dyta: Kur dëshiron të hysh diku, kërko leje duke qëndruar në të djathtë ose në të majtë të derës. Nëse të jep leje, hyn, e, nëse të thotë kthehu, kthehesh.
E treta: Përmende Allahun kur fillon të hash dhe të pish duke thënë “Bismilah – Me emrin e Allahut”. Ha me të djathtën dhe para vetes! Kur e përfundon, lëpiji gishtërinjtë dhe thuaj “Elhamdulilah – Çdo falënderim i takon Allahut”.
E katërta: Thuaj fjalë të mira rreth gjërave të hairit; ule zërin dhe fol ngadalë! Dëgjoje me vëmendje atë që të flet duke u kthyer nga ai e mos e ndërprit! E, në prani të më të madhit (të moshuarit), mos fol i pari.
E pesta: Kur të shkosh për të fjetur, merr abdes, fli në anën e djathtë dhe lexoje Ajetul Kursinë (El Bekare, 255) një herë! Më pas bashkoji shuplakat e duarve dhe lexo në to suren el Ihlas (Kul huvellahu ehad) dhe dy mbrojtëset (suren el Felek dhe en Nas); pështyj në to dhe sa të kesh mundësi përshkoje trupin tënd me to. Këtë e bën tri herë.
E gjashta: Kur të teshtish, mbuloje fytyrën me dorën ose me rrobën tënde! Më pas thuaj: “Elhamdulilah – Çdo falënderim i takon Allahut”. Nëse ndokush të thotë: “Jerhamuke Allahu – Allahu të mëshiroftë!”, ktheja: “Jehdikumullahu ue juslihu balekum – Allahu ju udhëzoftë dhe jua përmirësoftë gjendjen tuaj!”
E shtata: Ndaloje hapjen e gojës aq sa ke mundësi; mbaje gojën me dorën tënde e mos thuaj: Ah e oh.
E teta: Kur të shkosh në ndonjë ndenjë, ulu në fund! Mos u ul në mes të vendit me diell e hije! Mos i ndaj dy persona, përveçse me lejen e tyre! Askënd mos e ço prej vendit ku është ulur! Bëji vend atij që hyn dhe përmende në të Allahun, e më e pakta (që mund të bësh) është lutja për shlyerjen e gjynaheve kur mbaron takimi a kuvendi, e të thuash: “Subhaneke All-llahum-me ue bihamdike. Eshhedu en la ilahe il-la ente. Estagfiruke ue etubu ilejke – Larg të metave je Ti, o Allah! Ty të përket lavdia! Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Teje. Ty të kërkoj falje dhe te Ti pendohem!”
E nënta: Jepja rrugës të drejtën e saj duke ulur shikimin, duke larguar pengesën, duke kthyer selamin, duke urdhëruar të mirën dhe duke ndaluar të keqen!
E dhjeta: Vish rroba të bukura; më e mira është rroba me ngjyrë të bardhë. Rroba të mos jetë nën zogun e këmbës. Kur të vishesh, fillo me të djathtën e, kur të zhvishesh, nisja me të majtën!
Shejh dr. Salih el Usajmi

Përktheu: Burim Koçinaj