Vaji i arrës së kokosit ka vlera të shumta për shëndetin e njeriut si në profilaksi, ashtu edhe në kurimin e mjaft sëmundjeve, veçanërisht për lëkurën. Tashmë nga mjekësia moderne ajo konsiderohet si “vaji që bën mrekullitë”.
Vaji i arrës së kokosit është një antioksidant i fuqishëm, duke mbrojtur organizmin nga radikalet e lira, të cilat shkaktojnë plakje dhe degradim të organizmit në përgjithësi.
VLERAT TERAPEUTIKE:
1. Redukton peshën trupore dhe shkrin yndyrat.
2. Përmirëson metabolizmin.
3. Forcon sistemin imunitar.
4. Vret Viruset që shkaktojne grip, herpes, hepatit C, SARS, SIDA, fruth, etj.
5. Vret mikrobet që shkaktojne ulcera, acarime fyti, acarime në rrugët urinare, sëmundje të mishrave të dhëmbëve dhe kavitete, pneumoni, gonorre, etj.
6. Parandalon diabetin nëpërmjet stabilizimit të sheqerit në gjak, përmirësimit të sekretimit të insulinës dhe funksionimit të glukozës.
7. Parandalon osteoporozën. Vaji i arrës së kokosit përmirëson përvetësimin e kalciumit dhe magnezit, të cilat janë minerale mjaft të rëndësishme për dhëmbë dhe kocka më të forta. Për këtë arsye, vaji i kokosit është shumë i dobishëm për gratë që vuajnë nga osteoporoza pas moshës së mesme.
8. Parandalon kolitin dhe ulcerën e stomakut.
9. Qetëson acarimet dhe lehtëson dhimbjet e hemorroideve.
10. Parandalon tumoret e gjirit, kolonës dhe tumoret e tjera.
11. Redukton kolesterolin dhe ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
12. Jep energji të shtuar dhe e mbron trupin nga lodhja dhe këputja. E mban organizmin gjithmonë të tonifikuar dhe ruan e shton masën muskulore.
13. Mbron veshkat dhe fshikëzën e urinës nga sëmundjet si dhe shkrin gurët në veshka.
14. Mbron dhe fuqizon aktivitetin e mëlçisë. Vaji i arrës së kokosit redukton ngarkesën e punës së mëlçisë dhe gjithashtu parandalon akumulimin e yndyrnave.
15. Çliron stresin dhe çlodh trurin.
16. Kuron epistaksin (gjakrrjedhjen nga hundët).
17. Kuron çrregullimet menstruale.
18. Kuron migrenën.
19. Lufton astmën tek fëmijët.
20. Përmirëson laktacionin tek nënat me fëmijë në gji.
21. Lufton autizmin.
22. Përmirëson qarkullimin e gjakut.
23. Kuron refluksin ezofageal.
24. Është analgjezik për dhimbjet e shpinës.
25. Kuron Artritet dhe sëmundjet reumatizmale.
Vaji i arrës së kokosit nuk ka asnjë efekt anësor.
PËR RËNIEN NË PESHË:
Vaji i arrës së kokosit është dobiprurës dhe konsumimi i tij është një nga metodat e efektshme për të rënë në peshë. E veçanta e vajit të arrës së kokosit është se ka shume pak kalori, është lehtësisht i tretshëm nga organizmi dhe nuk depozitohet në trup në formën e indeve dhjamore.
Vaji i arrës së kokosit ka veprim të trefishtë në organizmin e njeriut për sa i përket rënies në peshë: së pari, ai përmban me shumicë acide yndyrore të pangopura, të cilat rrisin shkallën e metabolizmit të organizmit nëpërmjet rritjes së funksionalitetit të sistemit endokrin, duke lehtësuar mjaft punën e pankreasit. Në këtë mënyrë, organizmi ynë humbet më shumë kalori gjatë aktivitetit të tij, duke bërë që të shkrihen yndyrat.
Së dyti, vaji i arrës së kokosit përmirëson mjaft tretjen, nëpërmjet përvetësimit më të mirë nga organizmi i vitaminave, mineraleve dhe lëndëve të tjera ushqyese. Yndyrnat e pangopura të këtij vaji kanë cilësi anti-bakteriale, të cilat ndihmojnë stomakun dhe zorrët të mbrohen nga parazitët e kërpudhat, të cilat shkaktojnë tretje të ngadaltë dhe çrregullime të tjera në traktin tretës.
Së treti, ai redukton oreksin duke bërë që personat, të cilën e konsumojnë këtë përpara ushqimit, të hanë më pak.
Përdorimi:
Për reduktimin e peshës, rekomandohet konsumimi i 1 luge gjelle gjysmë ore përpara ushqimit.
PËR LËKURËN DHE FLOKËT:
Vaji i arrës së kokosit përdoret si përbërës bazë në industrinë e kozmetikës për shumë produkte si sapunë, locione dhe kremra që përdoren për kujdesin ndaj lëkurës. Gjithashtu vaji i kokosit ndihmon në ngadalësimin e procesit të plakjes për shkak të vetive të tij të njohura antioksiduese.
Vlerat Terapeutike:
1. Rigjeneron lëkurën, duke mbështetur balancën kimike natyrale të saj.
2. Vepron si nje hidratant efektiv për të gjitha llojet e lëkurës.
3. Vret kërpudhat që shkaktojnë probleme në lëkurë, alopecian (rënien e flokëve), psoriazën, ekzemat, dermatitet dhe infeksione të tjera.
4. Zbut lëkurën dhe ndihmon të qetësohen lëkurat e thata e delikate.
5. Parandalon rrudhat dhe probleme të tjera të moshës.
6. Siguron mbrojtje për lëkuren nga rrezet e dëmshme UV.
7. Ndihmon në rastet e skalpit të thatë.
8. Kuron djegiet dhe çarjet e lëkurës.
9. Kuron infeksionet gjenitale.
10. Kuron alergjitë.
11. Redukton aknet.
12. Largon mykun që shkaktohet në mesin e gishtave të këmbëve.
13. Dhuron flokë me shkëlqim dhe jetë.
14. Parandalon dhe largon zbokthin.
15. Stimulon rritjen e flokëve.
PËRDORIMET:
Vaji i arrës së kokosit ka shumë mënyra për t’u përdorur. Karakteristika e tij unike është se ka një pikë shkrirje të lartë: ai shkrin në temperaturën 25 gradë C. Kjo do të thotë që është në trajtë të ngurtë në temperaturë dhome. Për ta shkrirë atë zhysni ambalazhin e vajit të arrës së kokosit në një enë me ujë të ngrohtë dhe ai do të shkrijë pas pak çastesh.
Kujdes! Nuk duhet të vendoset në mikrovalë apo sobë, sepse do të ndikonte tek vetitë e tij kuruese.
1. PËR STRESIN DHE DEPRESIONIN: Lagni zonën e tëmthave dhe më gjerë me vaj të arrës së kokosit dhe bëni një masazh të lehtë tek tëmthat dhe koka në formë rrethore për disa minuta. Kjo terapi do të reduktojë stresin dhe do të çlodhë trurin.
2. KURIMIN E EPISTAKSIT (GJAKRRJEDHJA NGA HUNDËT): Në rastet e të ftohtit ekstrem, si dhe në rastet e patologjive dhe çrregullimeve të tjera, pjesa e brendshme e hundës thahet se tepërmi. Lyeni pjesën e brendshme të hundës me vaj të arrës së kokosit, duke e masazhuar lehtë me gishta. Përsëriteni shpesh këtë veprim dhe kjo do të forcojë kapilarët dhe do të ndihmojë në parandalimin e këtij fenomeni.
3. PËR NËNAT QË USHQEJNË FËMIJËT ME QUMËSHT GJIRI: Për shtimin e qumështit rekomandohet konsumimi i 3 lugë e gjysëm gjelle në ditë.
4. PËR ULJEN E BARKUT PAS SHTATZËNISË: Masazhoni barkun për rreth 10 minuta me vaj të arrës së kokosit. Pas masazhit, lëreni rreth 30 minuta deri sa lëkura ta thithë vajin krejtësisht. Gjithashtu, kjo shoqërohet me konsumin e 1 luge gjelle tre herë në ditë para buke. Volumi i barkut do të bjerë gradualisht brenda një kohe relativisht të shkurtër.
5. PËR DHIMBJEN E SHPINËS DHE TË MUSKUJVE: Masazhoni shpinën dhe muskujt që ju dhembin për rreth 10 minuta me vaj të arrës së kokosit. Pas masazhit, lëreni rreth 30 minuta deri sa lëkura ta thithë vajin krejtësisht. Pas disa masazheve, dhimbja do të largohet.
6. PËR THARJEN E LWKURËS SË FYTYRËS. Nëse e ndjeni fyrtyrën të “tërhequr”, atëherë aplikoni një shtresë të trashë gjalpë kokosi për 15 minuta. Mos harroni ta hiqni më pas me ujë të ngrohtë.
7. PËR DJEGIET APO ÇARJET E LËKURËS: Hidhni mbi lëkurë disa pika vaj arre kokosi dhe e shpërndani lehtësisht me gishta. Vaji krijon një shtresë të hollë mbrojtëse (e mbron lëkurën nga pluhuri, bakteret dhe viruset) dhe shpejton procesin e shërimit duke rigjeneruar indet e dëmtuara.
8. SI USHQYES, PËR RIGJENERIMIN E FLOKËVE DHE KUNDËR ELEKTRIZIMIT: Vaji i arrë së kokosit është perfekt për flokë kaçurrela dhe të drejta. Mban krehjen (fenirimin), eviton elektrizimin, u jep flokëve shkëlqim e butësi dhe riparon dëmtimet.
Vajin e arrë së kokosit mund ta përdorni për flokë në një nga këto tri mënyra. Së pari, për përkujdesje të thellë të flokëve aplikoni 3 deri 4 lugë vaj arre kokosi para gjumit. Hidhni në pëllëmbët e duarve pak vaj arre kokosi dhe bëjini masazh lëkurës së kokës.
Së dyti, flokët i mbështillni me kapelë të dushit dhe mëngjesin tjetër i lani si zakonisht.
Së treti, nëse kjo gjë ju duket e komplikuar, aplikoni vajin në të njëjtën mënyrë, por lëreni të paktën 1 orë dhe nëse keni mundësi, 2 deri 3 orë. Pastaj lani flokët me shampo, si zakonisht.
9. PËR LARGIMIN E ZBOKTHIT: Përdorni vajin e arrës së kokosit përpara se të përdorni shampo. Bëni masazh në lëkurën e kokës me dy lugë vaj kokosi gjysmë ore para se ta përdorni shampon në flokë. Pas disa aplikimesh, zbokthi do të largohet.
10. SKRAB PËR TRUPIN TUAJ: Përzieni sheqer me vaj arre kokosi. Aplikojeni në tërë trupin dhe lëreni rreth 30 minuta deri sa lëkura ta absorbojë krejtësisht. Pas dushit do të keni një lëkurë super të butë.
11. PËR BUZËT DHE PJESËT E TRUPIT TË EKSPOZUARA NGA DIELLI: Lyhen pak buzët dhe pjesët e trupit që rrezikohen nga rrezet UV me vaj arre kokosi për hidratim dhe mbrojtje. Vaji përmban faktor mbrojtës 4 (SP4) dhe në këtë mënyrë do ju mbrojë nga dielli në mënyrën më të mirë.
12. PËR BEBET: Nëse fëmija juaj ka acarime lëkure ky është vaji ideal për ta qetësuar. Aplikoni direkt në lëkurën e tij çdo ditë.
13. PËR PJESËN E SYVE. Aplikohet në këtë zonë delikate për të evituar qeskat poshtë syve, rrathët e errët, apo rrudhat. Lyeni gishtat me vaj arre kokosi dhe masazhoni lehtë me gishta zonën e syve. Prisni derisa lëkura e syve ta thithë atë plotësisht.
PËRDORIME TË TJERA:
1. PËR GATESË: Vaji i kokosit është një ndër produktet më të ushqyeshëm që mund të konsumoni. Përdoret në gatim, në supra, sallatra, mund të zëvendësoni gjalpin, në byrek, etj.
2. PËR DEPILIM: Depilimi me brisk është një opsion shumë praktik, por përdorimi i ujit me shkumë nuk është ideale pasi shpesh herë lëkurën e lë shumë të thatë. Këshillohet që mos të përdorni asnjë xhel, por të përdorni vajin e arrës së kokosit në vend të xhelit. Lyeni këmbët paraprakisht me të, pastaj mund të depiloheni me brisk. Pasi të keni mbaruar këmbët, ose pjesë të tjera të trupit, do të vëreni që janë aq të lëmuara dhe të hidruara sa do të habiteni tërësisht nga rezultati.
3. SI PASTË DHËMBËSH: Ka shumë receta për këtë, por përzierja e tij me sodë buke është më efikase. Raporti është 3 lugë gjelle vaj arre kokosi me 4 lugë gjelle sodë buke. Vaji shkrihet dhe përzihet me sodën dhe është gati për përdorim. Në këtë mënyrë do të kemi më pak raste për të shkuar tek dentisti.
4. PËR TË PASTRUAR MAKE-UP’IN: Përdoret një pambuk i lyer me vaj kokosi dhe pastrohet make-up’i me shumë kujdes pa e tërhequr lëkurën. Do të mrekulloheni nga efekti i tij i menjëhershëm.
5. PËR BURRAT PARA RROJËS: Kjo do të ruajë lëkurën nga dëmtimet apo acarimet që shkaktohen gjatë rrojës.
6. SI DEODORANT: Ky vaj mund të përdoret si deodorant (anti-djersë) dhe është akoma më efektiv nëse përdoret me pudër ose sodë buke.
7. KUNDËR INSEKTEVE: Përzieni vaj kokosi me vaj esencial të nenexhikut ose livandos, lyeni lëkurën dhe insektet nuk do të afrohen. Është shumë më e efektshme se produktet qe shiten posaçërisht kundër insekteve.
8. PËR PASTRIMIN E MOBILJEVE DHE VESHJEVE TË LËKURËS: Pak vaj kokosi përzier me lëng limoni, është fantastike për mobiljet.
Sa duhet konsumuar në bazë të peshës trupore që kemi:
79 kg e më tepër – 4 lugë gjelle në ditë.
68 kg – 3 lugë e ½ gjelle.
57 kg – 3 lugë gjelle.
45 kg – 2 lugë e ½ gjelle.
34 kg – 2 lugë gjelle.
23 kg – 1 lugë e ½ gjelle.
11 kg – 1 lugë gjelle.
Porosit në DYQANIN ISLAM “RIJADI” PRIZREN
+386 49 283 048 +VIBER