Nëse jeni motër medicinale, IT ekspert apo profesor, ruajuni- keni shanse më të mëdha që të shtoni disa kilogram më shumë…
Nuk është vështirë të vihet në përfundim të kësaj- nëse tërë ditën rrini ulur në tavolinë ju do t’i fitoni kilogramët e tepruara, duke e ditur sa e vështir është t’i hiqni ato. Studimet e reja kanë vërtetuar lidhjen në mes profesionit dhe kilogramëve të tepërta.
Si rezultat ka dalë që administratorët, IT ekspertët, inxhinierët, motrat medicinale dhe mësuesit kanë më së shmti predispozita për t’i ikur ushqimit të shëndetshëm dhe të shtojnë në peshë. Afro 70 përqind e administratorëve janë trashur prej se kanë filluar të punojnë, derisa edhe ata të profesioneve të lartpërmendura në pyetsor kanë pohuar të njëjtën.
Trashësia me anë të punëve nuk mund të ndalohet për vetë faktin se përvec ushqimit jo të shëndetshëm një faktor tjetër është edhe stresi. Pjesmarrësit në këtë anketë kanë shtuar se ata nuk kanë kohë as për ushtrime, që është edhe një faktor shtesë për të të çuar tek kilogramët e tepërt.
Si t’ia bëjmë me këtë situatë?
Mundohuni ta merrni drekën nga shtëpia, në mënyrë që mos të përfundoni çdo ditë në pauzë duke ngrënë ndonjë sanduic. Përveç kësaj, mos u bëni përtacë, provoni që të paktën tre herë në javë të shkoni në fitness./kohaislame