Tregtarët e drogës nuk duan të përdorin telefonat e mençur, por i janë kthyer atyre të vjetërve, ndërsa më të preferuarit janë të tipit Nokia 8210.
Mediat britanike thonë se kriminelët në Birmingham i janë kthyer telefonave të zakonshëm për të shmangur policinë, transmeton Telegrafi.
“Unë kam tre Nokia 8210 dhe nëpërmjet tij, policia nuk mund të më zbuloi. Por, edhe gjatë u bën bateria. Unë besoj te Nokia e vjetër”, tha një tregtar.
Ky telefon nuk ka GPS, i cili gjendet në të gjitha telefonat e mençur, si dhe Bluetut, NFC ose WiFi.
Këto telefona janë aq shumë popullore, sa që po shiten si ëmbëlsirat. Është interesante se ky telefon sot kushton rreth 30 funte, e cila është shumë për një teknologji të vjetër 16 vjet. /Telegrafi/