RTV PENDIMI

Lajme

Scholz thekson rëndësinë e themelimit të Asociacionit në kuadër të aplikimit të Kosovës në KiE

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Bëhet e ditur se gjatë kësaj bisede Scholz theksoi mbështetjen e Qeverisë Federale për integrimin evropian të Kosovës dhe rikujtoi rëndësinë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit.

Derisa thuhet se kancelari gjerman ka nënvizuar rëndësinë e themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe edhe në kuadër të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Kancelari theksoi mbështetjen e Qeverisë Federale për integrimin evropian të Kosovës dhe rikujtoi rëndësinë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit. Kancelari përshëndeti zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për Manastirin e Deçanit. Ai nënvizoi rëndësinë e hapave konkretë drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe nga autoritetet e Kosovës, edhe në kuadër të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Kancelari Federal dhe kryeministri i Kosovës ranë dakord të vazhdojnë shkëmbimin e tyre të hapur dhe të orientuar drejt rezultateve dhe të mbeten në kontakt”, thuhet në komunikatë

Të ngjajshme :

Lajme

Myftiu Tërnava priti në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Jan Braathu

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti në takim lamtumirës shefin e Misionit të OSBE-së në
Lajme

Ka ndërruar jetë Bajrush ef. Ahmeti ish-profesor shumëvjeçarë në medresenë e mesme “Alaudin” në Prishtinë

“Të Zotit jemi dhe tek Ai do te kthehemi” Prof. Bajrush ef. Ahmeti (1940-2021) Njoftojmë kolegët, miqtë e opinion e