LUTJA IA KTHEU SHIKIMIN IMAM BUHARIUT

Një grua e martoi një burrë, i cili quhej Ismail. Ishte dijetar i madh, i cili kishte pas marrë mësime nga imam Maliku, Allahu e mëshiroftë. Nga fryti i kësaj martese të bekuar u lind një djalë të cilin do ta emërtojnë me emrin Muhamed. Pas një kohe të shkurtër vdes burri, Ismaili, dhe gruas dhe fëmijës së tij u len pasuri të madhe, të cilën pasuri ajo grua do ta investon në edukimin e fëmijës së saj me edukatë të pastër Islame. Qëllim i saj ishte që fëmijën ta bën dijetar nga dijetarët e mëdhenj musliman, mirëpo për fat të keq fëmija i saj u verbërua në fëmijëri. Kur njeriu është i verbër është shumë rëndë që të transferohet nga një dijetar te tjetri dhe nga një vend në vend tjetër për të kërkuar dituri.

Allahu kësaj grua ia hapi derën e duasë dhe filloi t’i lutet Allahut me sinqeritet dhe me nijet të pastër. Një natë nga netët, duke fjetur, e pa në ëndërr Ibrahimin, alejhi selam, i cili asaj i tha: E lumja ti, Allahu ia kthehu të birit tënd pamjen nga lutjet e shumta që i bëre. Menjëherë u zgjua nga gjumi dhe kur e pa fëmijën e saj, ishte shëruar dhe të parit iu kishte kthyer. I lartësuar qoftë Allahu, i cili i përgjigjet nevojtarit kur ai e thërret dhe i cili i largon brengat.

Pasi që iu kthye shikimi, nëna e drejtoi dhe e udhëzoi të birin në kërkimin e diturisë dhe Allahu ia hapi dyert e diturisë dhe e bekoi në të. U bë autor i një ndër librave më të sakta në dynja, pas librit të Allahut, Kuranit, dhe emri i atij libri është: “Sahih el Buhari”.

Po, ai është Muhamed ibën Ismail el Buhari, Allahu e mëshiroftë, të cilit Allahu ia hapi dyert e diturisë dhe kuptimit të fesë.

Porosi për secilin nga ju që i trokitni dyert e mjekëve dhe të urtëve dhe nuk e keni gjetur ilaç. Trokitni në  dyert e qiellit … mos u dëshpëroni nga mëshira e Allahut dhe mos u largoni nga duatë. Mos i ulni duart e juaja nga lutjet, se Allahu nuk lodhet nga lutjet e juaja, derisa ju nuk i lini ato.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU