thumbs_b_c_cd0dc0094bcd16e147f61cd861753417

Gjermania raporton rritje alarmante të kr’imeve të urr’ejtjes kundër muslimanëve

Sipas një grupi udhëheqës i të drejtave të njeriut në Gjermani, komuniteti musliman në vend po përballet me racizëm dhe diskriminim në rritje, transmeton Anadolu.

Güzen Ceylan nga Aleanca kundër Islamofobisë dhe Urrejtjen Anti-Muslimane (CLAIM) tha se “po shohim një rritje alarmante të sulmeve dhe diskriminimeve anti-muslimane”.

“Në vitin 2023, ne kemi dokumentuar të paktën 1.926 incidente anti-muslimane. Kjo korrespondon me më shumë se pesë incidente në ditë”, tha Ceylan, duke shtuar se sulmet racizte u rritën me pothuajse 114 për qind krahasuar me vitin e mëparshëm.

Incidentet e raportuara përfshinin qindra fyerje verbale dhe kërcënime që shënjestronin muslimanët, 178 sulme fizike, katër tentativa për vrasje, pesë sulme me zjarrvënie dhe 93 raste vandalizimi dhe dëmtimi të pronës.

Ceylan njoftoi se krimet e urrejtjes kundër muslimanëve në Gjermani janë rritur ndjeshëm pas përshkallëzimit të konfliktit Izrael-Palestinë tetorin e kaluar.

Ajo tha se ata dokumentuar të paktën 679 incidente anti-muslimane midis tetorit dhe dhjetorit, por theksoi se shifrat reale mund të jenë shumë më të larta, pasi shumë viktima nuk paraqesin ankesa penale tek autoritetet.

“Ne supozojmë se shumë raste nuk janë raportuar, pasi shumë prej atyre viktimave humbën besimin në institucione për shkak të debateve të vazhdueshme politike dhe diskursit mediatik”, tha ajo, duke iu referuar mbulimit të njëanshëm mediatik të zhvillimeve të fundit dhe përgjithësimeve negative kundër muslimanëve.

Gjermania, vend me mbi 84 milionë banorë, ka popullsinë e dytë më të madhe muslimane në Evropën Perëndimore pas Francës. Sipas shifrave zyrtare, ajo është shtëpia e afër 5 milionë muslimanëve.