thumbs_b_c_1f01c59a4631460081cd3aa69d2306ce

Kosovë, gjatë punimeve në rrugë zbulohen bomba të Luftës së Dytë Botërore

Gjatë punimeve në rrugën Prishtinë-Podujevë janë gjetur tri bomba gjermane të tipit SC-50 të Luftës së Dytë Botërore, transmeton Anadolu.

Siç njofton Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), pjesëtarët e së cilës u morën me gërmimin e vendit të dyshuar në fshatin Shakovicë, bombat do të demolohen sipas planifikimeve.

“Bombat janë gjetur gjatë punimeve në rrugën magjistrale Prishtinë-Podujevë në fshatin Shakovicë, të cilat janë bartur në vend të sigurt, për t’i demoluar me pas, sipas planifikimeve të ekipeve të deminimit”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Në këtë operacion përpos ekipit të deminimit të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, morën pjesë edhe pjestarë të ekipit të EOD-së nga kampi Bondsteel i ushtrisë amerikane.