Xhamia e parë në Austri që mori titullin ” xhamia e gjelbërt “

Nga 1 dhjetori i vitit 2023 xhamia Bashkimi është antarësuar në Aleancën e Klimës së Austrisë së Epërme kurse sot në një ceremonie festive në prani të kryetarit të Bashkësisë Islame të Austrisë Mr. Umit Vural, deputetës së Landtagut të Austrisë së Epërme z. Ulrike Schwarz, kryetarit të Këshillit të Bashkësisë Islame për Austrinë e Epërme Mr. Binur Mustafi me bashkëpuntorët e tij , përfaqësues nga Kisha Don Bosco, z. Georg Spikerman nga Alenaca e Klimës për Austrinë e Epërme i dorëzoi kryetarit të xhamisë Bashkimi z. Vahidin Beluli çertifikatën e antarësimit në këtë Aleanc.
Vlenë të theksohet se xhamia Bashkimi është e para në Austri që është antarësuar në një Aleanc të tillë.
Kryetari i xhamisë Bashkimi z. Vahidin Beluli falenderoi të gjithë ata që në formën e vetë kanë kontribuar që kjo xhami të antarësohet në këtë Aleancë, dhe theksoi se mbrojtjen e ambientit e kemi përgjegjësi të cilën Zoti na e ka lënë në besim, dhe emanet për gjeneratat e ardhëshme. Ai tha se që nga antarsimi në dhjetor të vitit 2023, xhamia Bashkimi ka filluar me implementimin e synimeve të dëshiruara nga Aleanca e Klimës, si zgjerimin e gjelbrimit, mbjelljen e drunjëve, instalimin e sistemit solar për energji diellore, si dhe ka sensibilizuar anëtarët e Bashkimit si dhe të xhamive tjera shqiptare për mundësinë e integrimit të programeve për mbrojtjen e ambientit.
Edhe kryetari i BI të Austrisë Mr. Ümit Vural foli për rëndësinë dhe përgjegjësinë që kemi ne për mbrojtjen e resurseve natyrore dhe urojë përgjegjësit e xhamisë Bashkimi për këtë iniciativë që ai e quajti historike në Austri dhe propozoi që ky projekt të zgjerohet edhe në xhamitë tjera.
Antarësimin e xhamisë Bashkimi në Alenacën e Klimës së Austrisë së Epërme e vlerësoi lartë edhe deputetja e Landtagut të Austrisë së Epërme z. Ulrike Schwarz në fjalimin e saj gjatë kësaj ceremonie. Ndërsa z. Georg Spikerman foli gjërësisht për rëndësin e mbrojtjes së ambientit e veçanrishtë nga Bashkësit Fetare dhe falenderoi xhaminë Bashkimi për interesimin dhe antarsimin e tyre në këtë Aleancë dhe njëherit i dorëzoi kryetarit të xhamisë zyrtarisht çertifikatën e antarsimit.
Në përmbyllje të ceremonisë Këshilli i Bashkësisë Islame të Austrisë së Epërme kishte pregaditur një dhuratë me produkte bio që simbolizojnë pastërtinë në Islam dhe mbrojtjen e resurseve natyrore. Edhe xhamia Bashkimi në shenjë respekti u ndau mysafirëve nga një mirënjohje bashkëpunimi.