ZGJEDHE NJËRIN: VËLLAUN, MOTRËN APO FËMIUN

Zgjedhe njërin: vëllaun, burrin apo fëmiun

Thuhet se Haxhaxh b Jusuf et-Thekafij ka urdhëruar për kapjen e tre personave të akuzuar dhe vendosjen e tyre në burg. Më pas urdhëroi që tu prehet koka, dhe kur i sollën para xhelatit Haxhaxhi pa një grua të pashme që po qante dhe tha: silleni atë.

Pasi e sollën para tij e pyeti: pse po qanë?

U përgjigjë: ata për të cilët urdhërove t’iu prehet koka janë: burri, vëlla dhe djali im. E si mos të qajë?

Haxhaxhi vendosi që ta falte njërin prej tyre si nderë për atë dhe i tha: zgjedhe njërin prej tyre që ta fali. Dhe mendoi se ajo do të zgjedhte fëmiun e saj.

Mbretëroi heshtja në vendin e ngjarjes dhe sytë shikonin drejt gruas se cilin prej tyre do ta zgjedhte që të falej.

Heshti një çast dhe tha: “vëllaun”.

U çudit Haxhaxhi me përgjigjen e saj dhe e pyeti për sekretin e zgjedhjes së saj?

U përgjigjë: Burri gjendet, d.m.th mund të martohem me një burrë tjetër. Fëmiu lind, d.m.th pas martesës mund të lindë fëmijë, ndërsa vëllaun nuk mundet ta gjejë, sepse nënën dhe babain nuk i kam më.

Fjala e saj u konsiderua tek Haxhaxhi urtësi dhe për t’u marrë shembull, kështuqë vendosi t’i falë që të tre.

Subhanallah

Vëllau nuk e din vlerën e vëllaut dhe motrës vetëm atëherë kur e humbim ndonjërin prej tyre. Ruaji lidhjet mes teje dhe vëllezërve e motrave tua, sepse ajo është një diçka që nuk zëvendësohet.

Nëse e humbë nuk mund ta kthesh më asnjëherë.

Dërgo mesazh dashurie dhe respekti tek çdo vëlla dhe motër që e ke, dhe mos e vono këtë, sepse ndoshta ata janë të nevojshëm për këtë.

Allahu na bashkoftë në xhenet me vëllezërit dhe motrat tona.


Amin.

Pershtati: Hoxhë Valdet Kamberi