DREJT SHTIGJEVE TË LUMTURISË DHE REHATISË

1- Ajo që ka kaluar ka përfunduar, mos mendo në atë që ka mbaruar.

2- Lëre të ardhmen të vijë dhe mos u brengos për të nesërmen, sepse ti nëse përmirëson ditën e sodit, përmirësohet edhe e nesërmja.

3- Ec dhe vrapo, largohu prej përtacisë dhe mërzisë, distancohu nga koha e lirë dhe mosangazhimi.

4- Ripërtëri jetën tende, ndrysho format jetesës dhe mënjano rutinën të cilën e jeton.

5- Shto istigfarin, sepse me atë vije furnizimi, shpëtimi, pasardhësit, dija e dobishme, lehtësimi dhe shlyerja e mëkateve.

6- Sprova të afron tek Allahu, të mëson lutjen dhe largon nga ti mendjemadhësinë, egon dhe mburrjen.

7- Mos qëndro ulur me urrejtësit, ziliqarët sepse ata janë sëmundje të shpirtit dhe bartësit e pikëllimeve.

8- Kujdes nga mëkatet, sepse ato janë shkak i çdo brenge, mërzie, janë dyer të fatkeqësive dhe krizave.

9- Mos i urrejë fjalët e rënda që thuhen për ty, sepse ato i bëjnë dëm thanësit e jo ty.

10- Sharja nga ana e armiqve tu, dhe fyerja nga ana e ziliqarëve, e ngritë pozitën tënde, sepse ti je bërë person që përmendesh dhe i vyeshëm.

11- Bëhu i thjeshtë me njerëzit që të përfitosh dashurinë e tyre, dhe përdor fjalë të buta që të duan. Bëhu modest që ata të të respektojnë.

12- Dije se ata që përgojojnë të kanë dhuruar të mirat e tyre, të kanë shlyer mëkatet dhe të kanë bërë të njohur, e kjo është një dhunti.

13- Fillo i pari me përshëndetje (selam) ndaj njerëzve dhe trego se je i kujdesshëm ndaj tyre. Kështu do të afrojnë afër zemrave të tyre.

14- Mos humb jetën tënde duke bredhur mes drejtimeve, punëve dhe zanateve të ndryshme, sepse kjo jep të kupton se ti nuk je i suksesshëm në asgjë.

15- Bëhu zemërgjerë dhe gjejë një arsyetim për ata që gabojnë ndaj teje, ashtu që të jetosh në rehati dhe qetësi. Kujdes nga hakmarrja.

16- Mos i gëzo armiqtë e tu me hidhërimin dhe pikëllimin tënd, sepse ata këtë duan, mos ua realizo qëllimet e tyre të larta.

17- Ti je ai që ngjyros jetën tënde me idetë e tua, andaj mos vendos syze të zeza.

18- Nëse bie në ndonjë krizë, kujto sa kriza kanë kaluar me ty dhe Allahu të ka shpëtuar prej tyre, Ai që të ka shpëtuar herën e parë, të shpëton edhe herët tjera.


Përshtati: Valdet Kamberi