13-7

Rriten ndjeshëm çmimet e planeve me pagesë të YouTube

Mesatarisht çmimet janë rritur me 18 përqind për planin Premium dhe 43 përqind për planet Family. Shumica e përdoruesve të prekur thonë se do të anulojnë planet.

YouTube do të rrisë kostot e planeve Premium në disa vende të botës me skemën e re të çmimeve që u bë publike gjatë fundjavës.

Çmimet janë rritur në Europë, Amerikën e Jugut dhe disa vende të Azisë dhe Lindjes së Mesme.

Rritja e çmimeve deri tani janë konfirmuar në: Belgjikë, Kolumbi, Republikë Çeke, Danimarkë, Indonezi, Irlandë, Itali, Malajzi, Holandë, Norvegji, Arabi Saudite, Singapor, Suedi, Zvicër, Tajlandë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Rritja më e madhe është bërë në Norvegji me 42 përqind ku plani Premium kushton 16 dollarë tashmë nga 11.33 muajin e kaluar. Në Suedi plani familjar kushton 27.38 dollarë nga 17.57 dollarë.

Mesatarisht çmimet janë rritur me 18 përqind për planin Premium dhe 43 përqind për planet Family. Shumica e përdoruesve të prekur thonë se do të anulojnë planet.

Çmimi i YouTube Premium ende nuk ka luajtur në SHBA, Kanada dhe vendet e tjera të botës.