E veja … i frikohet fjalëve të njerëzve!
E divorcuara … i frikohet fjalëve të njerëzve!
Ai që nuk ka mundësi të punon … i frikohet fjalëve të njerëzve!
I varfëri … i frikohet fjalëve të njerëzve!
Edhe ajo, që i ka ikur treni i martesës … i frikohet fjalëve të njerëzve!
Dhe njerëzit … i frikohen njëri-tjetrit!
A është e logjikshme … që njeriu t’i humb ambiciet dhe ëndrrat e veta ..
dhe të largohet nga realizimi i qëllimeve dhe i synimeve të tij, për t’i kënaqur njerëzit.
Të kënaqurit e njerëzve është synim që nuk arrihet dot.
Jeta jote është vetëm se e jotja.
Ti je ai që do ta jeton dhe ti je ai që do të vdes.
Për këtë arsye, kënaqu me çdo moment të jetës tënde, pa mos e jetuar atë për t’i kënaqur njerëzit.
Të kënaqurit e Allahut, është më e rëndësishme se sa të kënaqurit e të gjithë njerëzve.
Nga arabishtja: Irfan JAHIU