Hipertensioni Arterial

 

Dr.Bisedim Karanezi

Shtyja e gjakut paraqet shtypjen mekanike që bën gjaku në sipërfaqen e brendëshme të murit të enëve të gjakut.

Ajo përbëhet nga shypja sistolike që është shtypja në arterie në momentin e sistolës, apo hedhjes së gjakut nga ventrikuli i majtë në qarkullimin sistemik, si dhe nga ajo diastolike që paraqet shtypjen në momentin e mbushjes së zemrës me gjak.

Kjo shtypje qëndron në raport të drejtë me vëllimin minutor të zemrës dhe rezistencës periferike vaskulare.

 

Prandaj edhe rritja apo ngritja e presionit arterial janë si rezultat i ndryshimeve të vëllimit minutor dhe rezistencës periferike.

 

Hipertensioni arterial definohet si ngritje e qëndrushme e vlerave të presionit arterial të gjakut.Këto vlera ngriten gjatë viteve pranaj edhe hipertensioni shfaqet më së shumti te moshat e shtyera.Këto vlera fillojnë të ngriten nga mosha 20 vjeqare dhe janë fiziologjike , te disa mbesin aty kurse te disa të tjerë pësojnë ngritje të vazhdushme.

 

Klasifikimi i hipertensionit arterial

Sipas JNC(joint national committee for detection, evaluation and treatment of HTA 2003) presioni arteraial te të rriturit mbi 18 vjet përfshijnë katër kategori , ku vlerat normale konsiderohen vlerat 120 me 80.

 

Para hipertensioni nuk konsiderohet sëmundje por nëse nuk merren masat e duhura mundë të jap hypertension.

 

Në vjim po japim vlerat e tensionit arterial sipas JNC :

Tensioni normal konsiderohet 120 me 80, pastaj parahipertensioni 120/139 me 80/89, hipertensioni i gradës 1 konsiderohen vlerat 140/159 me 90/99 dhe hipertensioni i gradës 2 është vlera 160 me 100.

 

Etiologjia e hipertensionit

Ende nuk dihet me saktësi por dyshohet në një sërë faktorësh që mundë të japin atë.Në 90% të rasteve mendohet që është etiologji idiopatike , pra nuk i dihet shkaku dhe përbën të ashtuquajturin hipertension arterial primar esencial që nuk shërohet por mbahet nën kontrollë.

 

Kurse në 5 deri në 10 % të rasteve kemi hipertensionin që  shkaktohet nga faktorët që ne i njohim dhe quhet si hypertension sekondar.

Tek hipertensioni primar shkaktarët janë të ndryshëm ku përfshihen : ushqimi me shumë kripë , përdorimi i fastfoodeve(ushqime të shpejta) dhe ushqimeve të tjera nga skara si dhe llojet e ndryshme të mishërave të tymosur, sugjukut, sallameve etj.

Pastaj dhjamosja është faktor i rëndësishëm së bashku me jetën sedentare, mungesën e aktiviteteve sportive, pirja e duhanit dhe alkoolit si dhe streset psiko emcionale.

 

Tablloja klinike

Hipertensioni arterial zhvillohet gradualisht pa dhënë shenja të theksuara klinike duke përparuar më tutje dhe në rast të mosmjekimit duke dhënë komplikimet përkatëse.

Prej shenjave klinike që duhet potencuar janë: kokëdhimbja me karakteristike në regjionin oksipital, pastaj gjkaderdhja nga hunda , fenomenet optike si xixa para  syve , ushtima në vesh, marramendje, nervozizmi, skuqja e fytyrës  dhe valë nxehtësie në kokë dhe fytyrë.

Të gjitha këto shenja janë jo specifike dhe nuk e shtyejnë pacientin të shkojë te mjeku, parndaj edhe dëmtimet progredojnë derisa të japin komlikimet kardiovaskulare apo cerebrale.Prandaj është me rëndësi që të zbulohen këto raste me një skrining masiv të poullatës dhe të parandalohen këto komplikime.

 

Diagnostifikimi i hipertensionit

 

Me përjashtim të rasteve dytësore që me mjekimin e tyre mjekohet edhe hipertensioni arterial, te shumica e formës primare të hipertesionit dianostifikimi duhet bërë duke i përjshtuar dy shkaktarë që janë :koarkatcioni i aortës dhe feokromocitoma.

 

Diagnostifikimi bëhet duke marrë një anamnezë të mirëfilltë me qëllim zbulimin e rasteve trashëguese të hipertensionit.Pastaj në bazaë të shenjave klinike që përmendëm më parë, egzaminimi i urinës për të përjashtuar rastet me prejardhje renale , përcaktimi i uresë dhe kreatininës në gjak me qëlim mos ndoshta insuficienca renale ka qenë shkaktare e hipertensionit.Pastaj përcaktimin e kaliumit në gjak , glikemisë , ac. Urik , kolesterolit, triglicerideve, HDL, LDL, kalciumit dhe në fund një EKG me qëlim mos kemi hipertrofi të miokardit.

 

Trajtimi i Hipertensionit

 

Qëllimi i trajtimit të hipertensionit është shmangja e mortalitetit dhe morbiditetit si asoje e tij.Te të gjithë rastet së pari kalohet në regjimin higjieno dietetik dhe nëse nuk kalon me të ateherë merren masat farmakologjike.

 

Regjimi higjieno dietetik nënkupton që pacienti të zvogëlojë sasinë e kripës në ushqim, ngase sipas OBSH sasia e kripës brenda 24 orëve duhet të jetë jo më shumë se 5g.Pastaj të zvogëlojë konsumimin e yndyrërave me prejardhje shtazore dhe të kalohet në atë bimore.Të mos konsumohen shqimet nga skara dhe ushqimet të tilla si mishi i terur pasi ai ka shumë kripë.Gjithashtu ushqimet e shpejta duhen të largohen nga menyja e personit me hipertension.

 

Brumërat duhet të largohen pasi ato janë të dëmshme për personat me hipertension, pastaj mospërdorimi i duhanit , alkoolit.Gjithashtu edhe shmangja e jetës sedentare si dhe aktiviteti fizik së paku një orë në ditë gjatë shumicës së ditëve të javës.Rënia në peshë është mëse e domosdoshme pasi që ajo është një prej faktorëve të hipertensionit.

 

Dhe nëse të gjithë këto nuk kanë sukses ateherë kalohet në masat farmakologjike, që janë kombinim i barërave të ndryshme.

Barërat përcaktohen sipas rregullës ABCD ku ato ordinohen sipas moshës , racës së pacinentit , shkallës së hipertensionit dhe prania apo jo e gjendjeve morbide.

Në shumicën e rasteve fillohet me një barë më pastaj kalohet në kombinim me barëra të tjerë.

 

Në bazaë të rregullës ABCD nënkupton A ace inhibitoret ku bëjnë pjesë:Kaptoprili, Enalaprili, Lisinoprili, Ramiprili, Quinaprili dhe Fosinoprili.

B nënkupton beta bllokerët ku bëjnë pjesë : bllokerët beta adrenergjik joselektiv ku bëjnë pjesë :Propranololi, si dhe ata selektiv ku bëjnë pjesë:Atenololi, Metoprololi, Esmololi, Bisoprololi, dhe Acebutaloli.

 

C nënkupton bllokuesit e kanaleve të kalciumit, ku bëjnë pjesë:Diltiazemi, Verapamili Nifedipina , Isradipina, Nimodipina, Felodipina dhe Amlodipina.

 

D nënkupton diuretikët,  të cilët uljen e tensionit e bëjnë në sajë të shtimit të eliminimit të ujit, dhe këtu bëjnë pjesë shumë barëra por ne do të përmendim disa prej tyre si :Furosemidi, Hidroklortiazidi, Spironolaktoni etj.

 

Komlikimet e hipertensionit:janë të shumta por ne do të përmendim disa prej tyre ku bëjnë pjesë :Infarkti i Miokardit , Kardiomiopatitë, Hipertrofia e zemrës dhe Insuficienca e saj, Insultet cerebro vaskulare, Krizat hipertenzive etj.