Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë kryer trajnim teorik dhe praktik me pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Türkiyes në Kosovë, transmeton Anadolu.
Siç njofton FKS-ja, trajnimi u bë në kuadër të menaxhimit të sfidave gjatë patrullimeve ushtarake në pikat kufitare.
“Në kuadër të bashkëpunimit me Forcat e Armatosura të Republikës së Türkiyes, instruktorë me përvojë kanë realizuar trajnim teorik e praktik në përgatitjen profesionale të ushtarakëve të FSK-së, në ‘Patrullimet Kufitare’, duke realizuar demonstrim praktik në terren, në identifikimin e rrezikut gjatë patrullimeve dhe zgjedhjen e problematikave që dalin gjatë patrullimeve dhe menaxhimin e tyre”, thuhet në njoftimin e FSK-së.