Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka deklaruar se pas incidenteve të shumta në veri, prania e Policisë duhet të rritet atje, në mënyrë që të shmangen të tjera raste.
Ai ka përmendur rastin e Banjskës dhe raste të tjera ku janë hedhur granata dore, ku ka shtuar se është normale që të rritet prania e Policisë kur diçka ndodhë në veri.
“Nëse ka pasur sulm terrorist, ka pasur incidente, janë hedhur granata dore, me rëndësi është se aty ka qenë edhe Banjska. Po, duhet të rritet prania e policisë, prania e policisë duhet të jetë adekuate dhe me sa kam dëgjuar prezenca e policisë tashmë është zvogëluar. Një pikë tjetër për të cilën do të doja të flisja është të kthehemi pak pas, të kritikojmë OJQ-të që komentojnë praninë e policisë. Për mua është normale të dërgosh policinë nëse ndodh diçka. E dyta është diçka që na duhet, që Policia e Kosovës të japë një reflektim etnik. Prandaj, të rekrutohen policë dhe të kemi policë nga radhët e minoriteteve në Kosovë, sepse me sa di unë i kemi 150 të cilët janë duke u trajnuar dhe më parë kanë qenë në rrugë dhe kemi nevojë për inkurajim për njerëz të tillë, sepse kjo vlen për popullatën serbe, për përfaqësuesit politikë, për organizatat joqeveritare. Ju lutem inkurajoni njerëzit tuaj që të hyjnë në institucione sepse ata janë njerëz nga komuniteti juaj, dhe kjo është pika e parë, pika e dytë është, e dini, që nuk ishte qeveria e Kosovës ajo që i bojkotoi zgjedhjet, ne patëm një situatë ku shumica në veri nuk përfaqësonte institucionet, prandaj bojkotimi i zgjedhjeve nuk është rruga përpara, apo bojkotimi i parlamentit”, ka thënë Rohde.
22 Carat Gold Necklaces From Luxembourg Are Being Sold At Unbeatable Prices
Luxury Necklaces I Search Ads
by Taboola
Tutje ai ka thënë se serbët e Kosovës duhet ta pranojnë shtetin ku ata jetojnë dhe se duhet të bashkëpunonë dhe të integrohen aty ku jetojnë, e jo të bojkotojnë.
“Mendoj se pakicat, serbët e Kosovës, duhet të pranojnë se kjo është Kosova dhe të bashkëpunojnë, të integrohen në vendin ku jetojnë dhe pastaj të kenë mundësi të kenë ndikim në vendimet që merren dhe jo duke bojkotuar. Pra, jo çdo gjë është në rregull, duhet të shtrihemi më shumë tek pakicat dhe na duhet një mënyrë tjetër që minoritetet të pranojnë të jetojnë në Kosovë. E dini, po, ne e mbështesim Kosovën si shtet të pavarur dhe se na duhet një shoqëri multietnike dhe demokratike”, ka deklaruar Rohde.