Sirianët që u strehuan në Türkiye gjatë luftës civile vazhdojnë të kthehen në vendin e tyre pas përmbysjes së regjimit 61-vjeçar Baath, raporton Anadolu.
Sirianët në pikën kufitare “Öncüpınar” në Kilis, kthehen në vendin e tyre pas procedurave të tyre në Qendrën e Riatdhesimit.
26-vjeçarja Eysem Mentar, e cila erdhi në pikën kufitare për t’u kthyer në vendin e saj, falënderoi kombin turk për mikpritjen.
Mentar deklaroi se ka ardhur në Türkiye 10 vjet më parë dhe asnjë vend nuk ua ka hapur dyert. “Tani vendi ynë u pastrua, ne do të kthehemi në vendin tonë. Zoti e bekoftë popullin turk. Ne hëngrëm bukën dhe pimë ujin e saj. Türkiye do të më mungojë”, tha ajo.
Muhammet Turkmen (36), i cili u strehua në Türkiye 8 vjet më parë, tha se donte të kthehej në vendin e tij pas përfundimit të luftës në Siri.
“Unë do të doja të falënderoja shumë popullin turk dhe Recep Tayyip Erdoğan. Populli turk na trajtoi shumë mirë. Një jetë e re na pret në Siri”, tha Turkmen.
Duke u shprehur se është kasap, Turkmen tha se do të vazhdojë profesionin e tij në vendin e tij.