Apple ka thyer rekordet e saj me fitimet e fundit, duke bërë që kompania më e vlefshme amerikane tani të grumbullojë edhe më shumë të holla. Apple tani posedon 178 miliardë dollarë për të shpenzuar – sasi kjo e mjaftueshme për të blerë shumicën e kompanive më të mëdha në botë dhe shumë nga konkurrentët e saj.
Kompania amerikane tani ka më shumë para se sa vlera e tregut të disa prej konkurrentëve të saj kryesor, duke përfshirë edhe emrat si Intel dhe Amazon. Intel është vlerësuar në 173.1 miliardë dollarë, ndërsa Amazon thuhet se vlen 143 miliardë dollarë.
Nëse Apple vendos të shpenzojë mjetet e saj atëherë ajo do të mund edhe të blej të gjitha nga këto kompani: Uber, Tesla, Twitter, Netflix, Dropbox, Snapchat, Airbnb dhe SpaceX, dhe ende do ti mbesin rreth 20 miliardë dollarë si mbetje.
Disa nga konkurrentët e saj më të mëdhenj ende mbesin jashtë mundësisë së Apple për ti blerë ata.
Google, për shembull, është vlerësuar me çmim prej 352 miliardë dollarësh dhe Facebook është me vlerë prej 211 miliardë dollarësh. Vetë Apple është vlerësuar se vlen 635 miliardë dollarë. (Telegrafi)