shutterstock_1503284522-696x464

Çfarë duhet bërë me rrobat të cilat i ka prekur qeni?

Pyetje: “Neve jetojmë në Britaninë e Madhe, shumë prej njerëzve atje mbajnë qen, saqë ndonjëherë është e vështirë të ruhemi nga prekja prej tyre. Çështja na vështirësohet kur ne jemi duke shkuar në xhami dhe është e rëndë të kthehemi në shtëpi, në mënyrë që të pastrojmë rrobat apo t’i ndërrojmë ato në tërësi. Çfarë të veprojmë në raste të tilla?”

Përgjigje: “Nëse jargët e qenit, gjaku apo djersët e tij nuk e kanë prekur trupin apo rrobat tuaja, atëherë namazi është i saktë dhe i vlefshëm. Mirëpo, nëse qeni vetëm i prek rrobat tuaja, nuk i bënë ato të papastra dhe nuk duhet t’i lashë apo t’i ndërrosh ato vetëm për këtë arsye.

Tek Allahu është i gjithë suksesi! Salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhamedin, familjen dhe shokët e tij.”

Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, fetvaja nr. 21487

Ebu Hurejra -radijAllahu anhu- transmeton se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Nëse qeni pi në enën e ndokujt, le ta pastrojë atë (enën) shtatë herë.” Umdetul Ahkam (6).

Ndërsa tek Muslimi: “herën e parë me dhe.”

Abdullah Ibn Mugafel Muzeni -radijAllahu anhu- transmeton se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Nëse qeni pi në enë, lajeni atë shtatë herë, e herën e tetë fërkojeni me dhe.”