Syri gjak po më pikon
Zemra ime është pikëlluar
Rini ndalu!ku po shkon
Zotin pse e ke harruar
A s’u ngope ,e shfrenime
Jetën e çuan pa kuptim
Kohën e humbur janë këto çaste
Fundin e ke veç dëshprim.
Kthehu ti nga ardhmëria
Zgjohu,zgjohu ,oj rini
Lëri veset e kqija
Se kjo rrugë nuk është për ty.
Ti je e ardhmja e këtij ymeti
Ti je shpresa që na mban
Ti je drita e këtij vendi
Sytë në ju,të gjithë i kanë.
Ardhmëria është Islami
Zoti siç na ka mësu
Rruga e drejtë është Kur’ani
Pejgamberi na ka këshillu.
Es-selamu alejkum we rametullahi we berekatuhu……Allahu ju rujt.