Mercedes-Benz sapo ka lansuar pamjet e para të modeli G 500 4×4² SUV. Modeli G 500 4×4² është parë për herë të parë duke u testuar nëpër male në vitin e kaluar.
Pasi që është parë ky model, Mercedes-Benz ka konfirmuar këtë model.
Tani Mercedes-Benz ka lansuar pamjet e para e modelit të ri i cili është një verzion i modeli G 63 AMG 6×6 transmeton Indeksonline. Modeli G 500 4×4² ka goma 22-inch, dhe janë të gatshme të performojnë jashtë rruge.
Ky model përmban një motorë V8 që prodhon 422 kuajfuqi. Për rekord, motorri 5,5 litërsh V8 prodhon 387 kuajfuqi.
Në ditët në vijim, Mercedes-Benz do të zbulojë edhe disa detaje lidhur me këtë model dhe do të prezantohet në Panairin e makinave “Geneva Motor Show” në muajin e ardhshëm. Rrini në pritje për detaje të tjera.