[There are no radio stations in the database]
BE rifillon misionin në kalimin kufitar Rafah në Gazën jugore

BE rifillon misionin në kalimin kufitar Rafah në Gazën jugore

Bashkimi Evropian (BE) ka rifilluar misionin e saj në kalimin kufitar Rafah që lidh Gazën jugore me Egjiptin, duke përfshirë edhe për palestinezët që kanë nevojë për kujdes mjekësor, transmeton Anadolu.

“Evropa është këtu për të ndihmuar. Misioni i kufirit civil të BE-së vendoset sot në vendkalimin Rafah me kërkesë të palestinezëve dhe izraelitëve”, njoftoi shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas.

Kallas në rrjetet sociale njoftoi se misioni “do të mbështesë personelin kufitar palestinez dhe do të lejojë transferimin e individëve jashtë Gazës, përfshirë ata që kanë nevojë për kujdes mjekësor”.

Vendkalimi në Rafah, një rrugë jetike për ndihmën humanitare në Gaza, është mbyllur që nga maji i vitit 2024 pas ofensivës tokësore të Izraelit në qytetin jugor Rafah.

Që atëherë, ndihma humanitare në enklavën palestineze është lejuar vetëm përmes vendkalimit Karam Abu Salem (Kerem Shalom).


[There are no radio stations in the database]