[There are no radio stations in the database]
Bullgari, qytetarët bojkotojnë dyqanet për shkak të çmimeve të larta

Bullgari, qytetarët bojkotojnë dyqanet për shkak të çmimeve të larta

Qytetarët bullgarë sot po bojkotojnë dyqanet e shitjes me pakicë për shkak të çmimeve të larta, raporton Anadolu.

Pas nismës që filloi në Kroaci dhe u përhap shpejt në shumë vende të Ballkanit, në Bullgari sot është vërejtur numër i reduktuar i konsumatorëve për shkak të bojkotit.

Bojkoti është inicuar nga organizata joqeveritare, ndërsa, siç raportojnë mediat e vendit, organizatorët po i bëjnë thirrje qeverisë bullgare të vendosë tavan çmimesh për 70 produkte ushqimore bazë.

Thirrje për bojkot ndaj dyqaneve dhe supermarketeve deri më tani ka pasur në disa vende të Ballkanit, duke përfshirë Koracinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Kosovën dhe Serbinë.


[There are no radio stations in the database]