
Shkupi përfshihet nga reshjet e borës
Kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut është përfshirë këtë mëngjes nga reshjet e dendura të borës, raporton Anadolu.
Në Maqedoninë e Veriut vazhdon të mbajë moti i ftohtë, me temperaturat që bien nën zero në orët e mbrëmjes.
Reshjet e borës kanë vijuar nëpër zonat malore, por këtë mëngjes, bora mbuloi edhe luginën e Shkupit.
Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, në Maqedoninë e Veriut pritet të mbajë mot pjesërisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu dhe bore. Gjatë natës pritet të ketë reshje të dobëta bore, veçanërisht në zonat malore.
Në Shkup, moti pritet të jetë me vranësira të pjesshme me reshje të kohëpaskohshme, me temperaturat që pritet të arrijnë deri në 6 gradë celcius.