
A është abdesi veçori e umetit musliman, apo ka qenë dhe në popujt e tjerë?
Përgjigja: Abdesi ka qenë dhe në popujt e tjerë.
Prijësi i dijetarëve të hadithit hafidh ibnu Haxheri (Allahu e mëshiroftë) ka përmenduar se disa dijetarë janë të mendimit se abdesi është veçori e këtij umeti (populli) dhe janë argumentuar me hadithin se i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Umeti im do të thirret Ditën e Kijametit i ndiçuar në fytyrë dhe gjymtyrë prej abdesit” [Buhariu e Muslimi].
Ibnu Haxheri thotë: “Por me sa duket nuk është kështu, sepse autori – pra Buhariu – ka transmetuar historinë e Sarës (Allahu qoftë i kënaqur prej saj) me mbretin i cili i dha Haxheren, se kur ai tentoi t’i afrohej, Sara mori abdes dhe u fal. Po kështu në historinë e murgut Xhurejxh tregohet se ai mori abdes dhe u fal, pastaj i foli djalit.
Ajo që vihet re është se karakteristika me të cilën ky umet është veçuar është ndriçimi i fytyrës e gjymtyrëve dhe jo abdesi në origjinë. Kjo gjë është shprehur qartë në transmetimin e Muslimit prej Ebu Hurejrës: “Veçori që nuk e ka askush përveç jush”, pra shenjë dalluese”.
Fet’hul Bari, ibnu Haxheri, 1/236. T-Dobifikh/