[There are no radio stations in the database]
Shefi i NATO-s optimist për bisedimet e paqes të SHBA-së për Ukrainën

Shefi i NATO-s optimist për bisedimet e paqes të SHBA-së për Ukrainën

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka shprehur optimizëm për iniciativën e SHBA-së për paqen në Ukrainë gjatë një fjalimi në Universitetin Comenius në Sllovaki, transmeton Anadolu.

“Kam besim në ekipin në SHBA që e negocion këtë”, tha Rutte në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me mbështetjen e Ukrainës për një marrëveshje të mundshme SHBA-Rusi.

Shefi i NATO-s ri-theksoi gjithashtu nevojën për praninë e Ukrainës në negociata, duke shtuar se ai nuk është “me të vërtetë i shqetësuar” për këtë çështje pasi është një “fazë e hershme” dhe ata do të përfshihen.

“Pa dyshim që Ukraina do të përfshihet në bisedimet e paqes”, tha ai.


[There are no radio stations in the database]