
Vesveset pasi vura hixhabin ..?!
Vesveset pasi vura hixhabin ..!!
Pyetje: Nganjëherë më vien disa vesvese (cytje), të cilat mundohem sa më shumë që t’i largojë, duke e përmendur Allahun sa më shumë dhe duke u lutur.
E kamë kuptuar se kjo po më ndodhë vetëm pasi jamë mbuluar me mbulesën islame. Kërkojmë nga ju që të më këshilloni me diçka që më bën dobi dhe të luteni që Allahu të më udhëzojë; Allahu ju shpërbleftë me të mira.
Përgjigje: Me Emrin e Allahut, Të Gjithëmëshirshmit,Mëshirëplotit. Falënderimi qoftë për Allahun, ndërsa Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin, familjen e tij, shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që pasojnë udhëzimin e tij. Falënderimi qoftë për Allahun që të ka ndihmuar të udhëzohesh dhe të ka bërë që të pasosh drejtimin e duhur.
Unë të këshilloj të jesh e vendosur dhe e qëndrueshme në këtë.Këto cytje (vesvese) i ka sjellur shejtani që të largojë ty nga qëndrueshmëria në fe.Ke kujdes të madhë dhe ruaju nga mëkati. Shpeshto përmendjen e Allahut. Thuaj: “Kërkojë mbrojten e Allahut nga Shejtani’’ dhe kthehu e vepro vepra të mira.
Komplotet e tij janë të dobëta atëherë kur ndeshet nga besimtari dhe besimtarja, të cilët janë munduar në këtë drejtim (në prishjen e komplotit të tij), Allahu ia prishë atij komplotet dhe ua largon atyre të keqen që sjell ai.Kurse ti, kërko ndihmën e Allahut, kërko mbrojtjen e Allahut nga Shejtani.E nëse të vie ndër mend ndonjë cytje, atëherë lergoje atë me forcë duke kërkuar mbrojtjen e Allahut prej Shejtanit dhe kështu çdo gjë përfundon me ndihmën e Allahut.
Allahu i Lartësuar thotë:
“E nëse të vie ndonjë pëshpëritje e ligë prej Shejtanit, atëherë kërko mbrojtje tek Allahu.Me të vërtetë Ai është Dëgjues dhe i Ditur për çdo gjë.” (7:200)
I Lartësuari gjithashtu thotë:
“Vërtetë Shejtani është armiku juaj, prandaj edhe ju konsiderojeni armik. Me të vërtetë ai e fton grupin e tij që të bëhen prej banorëve të zjarrit flakërues.“(35:6)
Të këshilloj ty dhe të tjerët që të kenë kujdes prej cytjeve të të mallkuarit, prej pëshpëritjeve të tij. Bëhu e fortë kundër armikut të Allahut.Nëse të sillet diçka e keqe në mendje, kërko mbrojtjen e Allahut nga Shejtani.Mos anashkalo se ato vijnë nga armiku i Allahut, largohu nga të bindurit ndaj tij.
Ndërsa bindju vetëm Allahut dhe të Dërguarit të Tij, përmende shpesh të Lartësuarin.Kështu pra shpeshtoje përmendjen e Allahut dhe të bindurit ndaj urdhërave të tij duke kërkuar mbrojtjen e Allahut prej Shejtanit. Kështu, pra gëzoju fitores dhe triumfit ndaj armikut të Allahut.
Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (Allahu e mëshiroftë!)
Burimi: www.binbaz.org.sa/mat/16983
http://youtu.be/9beXI2KabLc