[There are no radio stations in the database]

Rreth 300 raste të zjarreve në tri ditët e fundit

Drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent të MPB-së, Genc Metaj, ka deklaruar se gjendja aktuale lidhur me zjarret paraqet rrezik serioz.

Në konferencë për media të hënën, ai tha se ditëve të fundit është vërejtur shtim i rasteve të zjarreve.

Ai ka shtuar se vetëm në tri ditët e fundit janë evidentuar mbi 290 raste të zjarreve, të cilat ai i quajti enorme.

“Kjo gjendje paraqet rrezik serioz për qytetarët dhe sigurinë publike. Ditëve të fundit është vërejtur një shtim i rasteve të zjarreve. Nga statistikat qe i kemi marrë, vetëm javën e parë të marsit janë 57 raste”, ka thënë ai.

Këto raste, Metaj shtoi se vën në rrezik operacionet e ekipeve.

“Shkaqet kryesisht dyshohet të jenë dora e njeriut. Nga sot do te fillojmë me patrullimet e rregullta të zjarrfikësve në gjitha komunat”, është shprehur ai.


[There are no radio stations in the database]