
Dënimi i atij që prish agjërimin para vaktit?!
Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë:
“Ndërsa isha në gjumë, më erdhën dy burra, më kapën për krahë dhe më çuan në një mal të ashpër. Më thanë: “Ngjitu!” Unë thashë: “Nuk mundem të ngjitem në të.” Ata thanë: “Ne do ta lehtësojmë ty.”
Atëherë u ngjita derisa arrita në majë të malit dhe aty dëgjova zëra të fortë. Unë pyeta: “Çfarë janë këta zëra?” Më thanë: “Ato janë ulërimat e banorëve të Zjarrit.”
Pastaj vazhduam dhe pashë një grup njerëzish të varur me kokë poshtë nga thembrat, gojët e tyre të çara dhe nga gojët e tyre rridhte gjak. Unë pyeta: “Kush janë këta?” Më thanë: “Këta janë ata që e prishin agjërimin para se të vijë vakti i iftarit (koha e lejuar).”
| E ka bërë sahi shejh Albani në Sahihut-Tergib, 1005 |.
Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Ky është dënimi për atë që agjëron, por më pas e prish agjërimin me qëllim para vaktit. Atëherë, si do të jetë gjendja e atij që nuk agjëron fare?! Kërkojmë nga Allahu siguri dhe shpëtim në këtë botë dhe në botën tjetër.”
| Silsile es-Sahiha, nr. 3951 |
Përktheu: B. Gj.