[There are no radio stations in the database]

Shqipëri, TDV shpërndan ndihma për familjet në nevojë me rastin e Muajit të Ramazanit

Fondacioni i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Türkiyes (TDV) ka shpërndarë pako ushqimore për familjet në nevojë në Shqipëri me rastin e Muajit të Ramazanit, raporton Anadolu.

Në aktivitetin e ndarjes së ndihmave organizuar nga Zyra e Këshilltarit të Çështjeve Fetare pranë Ambasadës së Türkiyes në Tiranë ishin të pranishëm ambasadori turk në Tiranë, Tayyar Kağan Atay, drejtori i përgjithshëm i Çështjeve Fetare në Kryesinë e Çështjeve Fetare të Türkiyes (Diyanet), Şaban Kondi, këshilltari për çështjet fetare pranë Ambasadës së Türkiyes në Tiranë, Adem Gerlegiz, si dhe zyrtarë të tjerë.

Në një deklaratë për Anadolu, Kondi tha se Muaji i Ramazanit është muaji i mirësisë, solidaritetit dhe bereqetit. Ai njoftoi se shpërndajnë pako ushqimore gjatë Ramazanit në shtete të ndryshme të botës për njerëzit në nevojë.

“Sot, jemi këtu në Shqipëri për t’u ardhur në ndihmë vëllezërve tanë në nevojë, në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Türkiyes në Shqipëri dhe me Zyrën e Çështjeve Fetare, duke u organizuar nga Fondacioni i Diyanet-it të Türkiyes”, u shpreh Kondi.

Me rastin e Muajit të Ramazanit nga TDV do të shpërndahen 1.100 pako me ushqime për familjet në nevojë në qytete të ndryshme të Shqipërisë.


[There are no radio stations in the database]