“Pulë me zarzavate”

Përbërësit:

  1. 500 gr.fileto pule
  2. 2 speca të kuq.
  3. 2 karota
  4. 1 kokërr qepë e madhe
  5. 4-5 thelpinj hudhër
  6. 2-3 domate
  7. majdanoz sipas dëshirës
  8. 3 lugë salce të kuqe pelte
  9. kripë, piper i zi, pak piper djegës

Përgatitja:

Presim në copa kubike të vogla filetot, i skuqim në tenxhere ku më parë kemi hedhur 4 lugë vaj, më pas shtojm qepën e prerë imët,specat,karotat dhe pasi janë skuqur disi shtojmë domatet e prera në copa të vogla dhe thelpinjtë e hudhrës të prera imët, piperin e zi,kripën.

I lejmë 4-5 minuta në zjarr të gjitha së bashku dhe më pas shtojmë salcën.I vëmë kapakun dhe i lejmë 5 minuta.Para se t`i hedhim rreth dy gota ujë.
Për rreth 30 minuta ajo do të jetë gati.

Pilafi bëhet shumë i shijshëm kur ta hedhim këtë gatim mbi një pjatë.

 
Allahu ju shperblefte per postimin!

disa minuta në furrë .E servojmë pjesë –pjesë në pjatë së bashku me 
mish.Ju bëftë mirë.