
Kosova fiton vendin e parë në garën për ushqime tradicionale në Medinë
Në një garë ndërkombëtare të mbajtur në Medinë, dedikuar ushqimeve tradicionale nga vende të ndryshme, Kosova ka zënë vendin e parë, duke u vlerësuar për shijen autentike dhe prezantimin e veçantë të kuzhinës sonë. Pjatat tradicionale shqiptare kanë rrëmbyer vëmendjen e jurisë dhe pjesëmarrësve, duke treguar pasurinë kulturore dhe kulinare që vendi ynë ka për të ofruar. Ky sukses përfaqëson një tjetër dëshmi të potencialit të Kosovës në promovimin e identitetit përmes kuzhinës.