
BIK-u zbardh datat e nisjes së besimtarëve për në Haxh
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, gjegjësisht Drejtoria për Haxh dhe Umre, njofton të gjithë besimtarët, të cilët këtë vit kanë vendosur ta kryejnë haxhin, se nisja e tyre – me lejen e Zotit – do të realizohet në datat 24, 25, 26 dhe 27 maj 2025.
Udhëtimi i tyre drejt vendeve të shenjta për ta kryer haxhin do të realizohet përmes kompanisë Turkish Airlines.
Gjithashtu njoftojmë besimtarët se kthimi i tyre parashihet të bëhet në datat 16, 17 dhe 18 qershor 2025.
Lusim Zotin e Madhëruar që besimtarëve tanë t’ua lehtësojë dhe t’ua pranojë shkuarjen në haxh!