[There are no radio stations in the database]

A lejohet sigurimi i pasurisë?

PËRGJIGJJA:

Falënderimi i takon Allahut xh.sh., Zotit të Gjithëdijshëm, kurse paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të Dërguarin e Tij…

Kur thuhet në nocionin “Sigurim i pasurisë”, mendohet në kontratën me të cilën siguruesi e ka për obligim që çdo muaj apo vit (sipas kontratës) të japë një shumë të caktuar të pasurisë shoqatës së sigurimeve, ndërsa ajo e ka për obligim që t’i bart harxhimet e dëmeve eventuale që mund t’u nënshtrohet pasuria e siguruar. Është e njohur se i siguruari në çfarëdo rasti humb, ndërsa shoqata, ose humb ose fiton. Me fjalë të tjera, nëse dëmi është më i madh se sasia e të hollave të cilat i ka paguar siguruesi, atëherë shoqata e sigurimeve do të jetë në humbje. Por, nëse dëmi është më i vogël ose s’ka dëme, atëherë shoqata do të jetë në fitim, ndërsa i siguruari në humbje.

Çdo kontratë (marrëveshje) ku njeriu ecë ndërmjet fitimit dhe humbjes (dëmit) hynë në bixhoz të cilën Allahu xh.sh. e ka ndaluar në Librin e Tij të Ndershëm dhe e ka përmendur së bashku me alkoolin dhe me adhurimin e idhujve. Pastaj, secili lloj i sigurimit që është i bazuar në të panjohurën (në të pasigurtën) është e ndaluar, sepse argument për këtë i kemi fjalët e Ebu Hurejres (radiallahu anhu): “Pejgamberi (sal-lallahu alejhi ve sel-lem) e ka ndaluar shitblerjen që bazohet në të panjohurën.”(Muslimi)

Shejh ibën Uthejmini


Vazhdo leximin

[There are no radio stations in the database]