[There are no radio stations in the database]

A lejohet të bëhen torta në formë Kurani? – Kjo mënyrë madhërimi apo nënçmimi i Kuranit?

Pyetja: Doja t’ju pyes për diçka që është përhapur shumë në mesin e myslimanëve: Me rastin e mbarimit të mësimit përmendsh të ndonjë sureje të Kuranit apo të gjithë Kuranit, ose me rastin e fillimit të mësimit të Kuranit, porositin torta në formë Kurani, apo shkruajnë ajete të Kuranit apo edhe emrin e Allahut. A lejohet kjo?

Përgjigja:

Falënderimi i takon Allahut.
Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij.

Ue alejkum selam!

Allahu i Lartësuar e shpalli Kuranin fisnik si dritë të qartë që i udhëzon njerëzit në rrugën e drejtë dhe e bëri atë libër udhëzimi dhe platformë për t’i udhëzuar njerëzit në udhëzimin e Tij:
{إِنَّ هَـذَا الْقُرْآنَ يِهْدِي لِلَّتِي هِيَ أَقْوَمُ وَيُبَشِّرُ الْمُؤْمِنِينَ الَّذِينَ يَعْمَلُونَ الصَّالِحَاتِ أَنَّ لَهُمْ أَجْراً كَبِيراً}
“Është e vërtetë se ky Kur’an udhëzon për atë rrugë që është më se e vërteta, e besimtarët që bëjnë vepra të mira i përgëzon se ata pa dyshim do të kenë shpërblim të madh”. [El-Isra, 9]

Nuk ka dyshim se madhërimi i Librit të Zotit është një çështje e detyrueshme fetarisht për çdo mysliman, dhe kushdo që e respekton Kuranin fisnik, e respekton Zotin e Lartësuar; dhe kushdo që nuk e respekton apo e nënçmon Kuranin, ka nënçmuar Zotin e Lartësuar.

Nuk lejohet nënçmimi i Kuranit dhe i ajeteve të tij.
Është e trishtueshme që mosnderimi dhe nënçmimi i Kuranit Famëlartë të ketë arritur deri në këtë pikë, saqë të formësohet në një tortë si një gjë e parëndësishme.
Ky akt i qortueshëm nuk e justifikon aspak nijetin e mirë që mund të kenë pasur në porosinë e kësaj torte në këtë formë dhe nuk dëshmon për gjë tjetër veçse për nënçmim dhe mosrespektim të Kuranit dhe ajeteve të tij – dhe me keqardhje, është pasim i verbër i jomyslimanëve në çdo gjë që ata veprojnë.

– Ndër rregullat e përcaktuara fetarisht është detyrimi i madhërimit të simboleve të Allahut.
Veprime të tilla (siç është përmendur në pyetje) nuk tregojnë gjë tjetër përveçse mosrespektim dhe nënçmim të simboleve të fesë së Allahut.
Prandaj, ndalohu nga të tilla akte dhe veprime nënçmuese!
Allahu i Madhëruar thotë:
﴿ذَٰلِكَ وَمَنْ يُعَظِّمْ شَعَائِرَ اللَّهِ فَإِنَّهَا مِن تَقْوَى الْقُلُوبِ﴾
“Ja kështu. Kushdo që madhëron simbolet e (fesë së) Allahut, kjo është shenjë e devotshmërisë së zemrave”. [Haxh: 32]

Allahu na ruajtë neve dhe ju nga nënçmimi dhe mosrespektimi i simboleve të fesë së Allahut, dhe na ruajtë nga devijimi dhe pasimi i verbër i jomyslimanëve!

Dr. AdelinaKuçana


[There are no radio stations in the database]