AGJËRIMI I GJASHTË DITËVE TË MUAJIT SHEUAL!
Pyetja:
A është patjetër që muslimani të agjërojë 6 ditët e Sheualit rradhazi apo të zgjedh cilën dëshiron ai 6 ditë nga i tërë muaji Sheual!?
Si dhe nëse muslimani agjëron këtë vit 6 ditët e Sheualit, a e ka për obligim të agjëroj çdo vit 6 ditët e Sheualit apo jo !?
Përgjigje:
عَنْ أَبِي أَيُّوبَ الْأَنْصَارِيِّ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ: “مَنْ صَامَ رَمَضَانَ ثُمَّ أَتْبَعَهُ سِتًّا مِنْ شَوَّالٍ كَانَ كَصِيَامِ الدَّهْرِ”
Nga Ejub El Ensariji,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- transmetohet se e ka ndëgjuar Muhamedin,- salallahu alejhi ve selem!,- duke thënë:
“Kush agjëron ramazanin dhe pastaj e pason agjërimin më gjashtë ditë të Sheualit, është njësoj sikur të ketë agjëruar gjatë tërë vitit”.1
Ndërsa, këto ditë nuk janë të kufizuara, por i zgjedh nga i tërë muaji.
Nëse ti dëshiron në fillim të muajit mi agjëru atëher agjëroj, nëse do në fund, por edhe nese do i ndan ditët, dmth,- si të konveon ty, nuk prish punë radhitja, sepse esenca dhe kryesorja është ti agjërosh në muajin Sheual të gjitha.
Porse, nëse ti i agjëron ditët një pas një,atëher kjo është më e mirë për ty, se në këtë mënyrë bën garim për kryerjen e veprave të mira në kohë të sigurt dhe shpejt.
Dhe në fund!
Pra, nëse ti disa vite agjëron 6 ditët e muajit Sheual, e në disa vite tjerë nuk agjëron.
Themi se kjo nuk ka problem, sepse kjo vepër është me dëshirë e jo obligim.
Allahu është më i Dituri!.
Shejh Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-.
Nga arabishtja:
Suad B. Shabani
1: Shënuar nga Ahmedi, Muslimi, Ebu Davudi, Tirmidhiu, Nesaiu, Ibën Maxhe dhe Ibën Hibbani,- Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë!.
Ndërsa Hadithi është vlerësuar si Sahih.