NUK LEJOHET BETIMI NË DIKË TJETËR POS ALLAHUT!
Pyetja:
A lejohet që muslimani të betohet në diçka tjetër jashta Allahut ,- azze vexhel!?
Përgjigja:
Betimi jo në Allahun,- xhele veala!,- është njësoj sikur të thuash: Pasha ty, pasha jetën time, pasha kryetatin, pasha popullin dhe gjëra tjera.
Të gjitha këto betime janë haram, porse njëherit janë edhe shirk (të bërit rival- shok Allahut).
Kjo qëndron kështu se ky betim është prej madhërisë së dikujt, e që këtë madhëri nuk e meriton askush tjetër përveç Allahut, e kush e madhëron dikënd tjetër përveç Allahut,- xhele veala!,- ai është pabesimtar .
Ndërsa, ka mundësi që muslimani i cili betohet, porse nuk beson se ajo që betohet në të posedon madhërim sikurse madhëria e cila i takon vetëm e Allahut,- xhele veala!.
Pra, ky lloj betimi në këtë rast nuk është shirk i madh, i cili të nxjerr nga feja, porse ky është shirk i vogël, i cili nuk të nxjerr prej fesë, mirëpo ti shlyen veprat e mira të cilat i ke bërë më parë.
Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë:
“Allahu,- xhele veala!,- ju ndalon të betoheni në baballarët tuaj.
E kush betohet le të betohet në Allahun apo më mire le të hesht”.1
Vëlla dhe motër!
Mos u beto në askend tjetër përveçse në Allahun,- xhele veala!,- çfardo forme të ketë ajo që ti betohesh në te, po edhe nëse në fjalë është Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- a po Xhibrili,- alejhi selam!, njashtu ndalohet betimi edhe në gjithë pejgamberët të tjerë, melekë dhe njerëz.
Ndërsa, sa i përket fjalës së Muhamedit,- salallahu alejhi ve selem!,-:
“Ka shpëtuar pasha babin e tij”.
Në këtë fjalë: “pasha babain e tij” kanë polemizuar(skan rënë në ujdi) ulemaja e hadithit.
Disa prej tyre e kanë mohuar këtë fjalë duke thenë: Nuk është vërtetuar kjo fjalë apo transmetuar se është thënë prej Muhamedit,- salallahu alejhi ve selem!.
Po edhe nëse kjo fjalë është e vërtetë, atëherë në përgjigjemi në këtë mënyrë :
Së pari në këtë fjalë ka shumë supozime (ihtimalat).
Ka mundësi që këtë fjalë e ka thënë Muhamedi,-salallahu alejhi ve selem!,- para se ti vijë shpallja prej Allahut,- xhele veala!,- për ndalimin e betimit jo në Allahun,- xhele veala!.
Njashtu, ka mundësi që kjo fjalë të jetë specifike për Muhamedin,- salallahu alejhi ve selem!,- duke e ditur se ai është i mbrojtur nga shirku.
E, duke u nisur nga ajo se këto mendime janë të mundshme në këtë fjalë se a është thënë prej Muhamedit,- salallahu alejhi ve selem!,- apo edhe nuk është thënë, porse edhe njëherit nuk është e qartë mirë, atëherë është obligim i çdo muslimani që ta marrë atë që është e qartë dhe atë e cila është e dyshimt.
Mirëpo, ajo që është e qartë dhe e vërtetë është se nuk lejohet betimi në askënd tjetër përveç në Allahun,- xhele veala!.
Ajo që jemi mësuar të ndëgjojmë !
Është, se disa njerëz ankohen dhe thonë se:
Na është mësuar gjuha të betohemi në gjëra tjetër, jashta Allahut,- xhele veala!,- si rrjedhojë e kësaj ne po e kemi të vështirë dhe problem të heqim dorë nga kjo!
Atëherë si duhet të veprojmë?
Iu përgjigjemi se kjo nuk është arsyetim aspak!
Por duhet të mundohet secili që e ka këtë adet e të keq dhe është adaptuar gjuha e tij në thënjen e kësaj fjale, duhet të angazhon secili vetveten e tij për tu larguar nga këto fjalë shirkije në mënyrë që të largohet e ruhet prej të betuarit në diçka tjetër pos Allahut,- xhele veala!.
Po e përmendi një rast ku unë e kam ndaluar një person, i cili u betonte në Muhamedin,- salallahu alejhi ve selem!,- ku në një rast duke më treguar diçka, ai më tha:
Pasha Pejgamberin,- alejhi selam!,- nuk do të kthehem në të.
Personi në fjalë e tha këtë dhe dëshironte përforcim se me të vërtetë nuk do të kthehet më në atë mëkat .
Mirëpo, nëse kjo fjalë është adaptuar në gjuhët tuaja, atëherë themi:
Mundohu o musliman sipas mundësive të largohesh prej kësaj fjale dhe ta shlyesh nga gjuha e të folurit tend këto lloje të ndaluara të betimit, sepse ato betime llogariten në Islam shirk, e shirku është rrezik i madh për muslimanin, qoftë ky edhe shirk i vogël.
Dhe krejt në fund!
Shejhul Islami Ibën Tejmije,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë:
“ Shirkun (të bërit shok Allahut) nuk e falë Allahu, xhele veala!,- qoftë edhe shirk i vogël”.
Njashtu, Ibën Mesudi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- thotë:
“Që të betohem për gënjeshtër në Allahun është më e dashur për mua se sa të betohem në dikend tjetër në të vërtetë”. 2
Shejh Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-.
Nga arabishtja:
Suad B. Shabani
1-Shënon Buhariu (3836) dhe Muslimi (3-1646),- Allahu qoftë i kënaqur me ta!.
2-Shënuar nga Ibën Ebi Shejbe (179-4), Taberaniu në El-Kebir (8902)