Diabeti është një çrregullim kronik që e karakterizon niveli i lartë i sheqerit në gjak. Sëmundja është e pashërueshme, prandaj me kalimin e viteve hiperglikemia fillon të dëmtojë organet e ndryshme, sidomos sytë, veshkat, nervat, zemrën dhe enët e gjakut. Personat të cilët vuajnë nga sëmundja e diabetit në masë të madhe janë më të ekspozuar rrezikut për të vuajtur nga sëmundjet e syve, një nga këto sëmundje është retinopatia.
– Retinopatia është sëmundje e enëve të gjakut që shkakton dobësimin e pamjes, në rastet më të rënda mundet ta shkaktojë edhe verbërinë. Kjo sëmundje shfaqet në dy forma, si makulopatia dhe retinopatia. Tek makulopatia ndryshimet ndodhin në vetë njollën e verdhë. Pacienti nuk shikon qartë dhe kthjellët, sidomos derisa lexon dhe me fort nuk mund të dallojë shkronjat. Retinopatia shfaqet midis enëve të gjakut në pjesën e poshtme të syrit. Gjaku nga enët e gjakut rrjedh brenda syrit që pamundëson depërtimin e dritës te retina. Kjo formë e sëmundjes përparon shumë shpejt dhe pacienti mund të verbërohet brenda vetëm disa orëve.
– Te 60% e personave që vuajnë nga diabeti vjen zhvillimi i kësaj sëmundje dhe si pasojë më së shumt e humbin pamjen, sidomos nga mosha midis asaj 40 dhe 60-vjeçare. Numri i të prekurve nga retinopatia sa vjen e rritet, kjo si pasojë e rritjes së numrit të personave që vuajnë nga diabeti. Pas 10 vjetësh nga shfaqja e retinopatisë diabetike ajo shfaqet te 10% e të prekurve, ndërsa sipas ekspertëve pas 15 viteve çdo i dyti pacient që vuan nga diabeti mund të preken nga këto dy sëmundje. Pos kësaj, nga këto sëmundje më tepër rrezikohen ata persona që vuajnë nga diabeti, por që sëmundjet nuk e mbajnë nën kontroll./mjeksia islame/