Përbersit
Për 4 vetë
Duhen:
Për brumin:
– miell 3 gota uji
– gjalpë 1 gote
– vezë 1 kokërr ose 2 të verdha
– sheqer 1 gotë uji
– sodë një majë luge kafeje
– pak vanilje
Për shërbetin:
– 2 gota sheqer
– 1 1/2 gotë ujë
Gatimi:
Rrihet gjalpi me sheqer, shtohen vezët pjesë-pjesë duke i rrahur vazdimisht dhe në fund hidhet mielli i perzier me sodë. Zihet brumi i cili pritet ne forma dhe shtrohen në tavë të lyer me yndyrë. Lihet të piqet për 20-25 minuta, hiqet nga furra dhe kur të vlohet i hidhet shërbet i aromatizuar me vanilje. Duhet pasur kujdes që shërbeti të mos i hidhet i nxehtë pasi sheqerparet qullosen.