BOMBËZA ME SUSAM

 

NEVOIJTEN


• 250 gr llokum
• 200 gr susam
• 200 gr arra
• Vaj

PËRGATITJA:

E skuqim susamin për një kohë të shkurtër. Arrat i thërrmojmë me petës. Susamin e ftohur, arrat e thërrmuara dhe llokumin e rrahim me mikser. Pasi bashkohet masa vazhdojmë ta ngjeshim me dorë. Me duar marrim nga brumi dhe krijojmë topëza, me madhësi të arrës. Bombëzat i kalojmë në arra të grira dhe i rendisim në pjatën për servirje.