E ashtuquajtura Liri erdhi në momentin e duhur, aty ku kishte nevojë, aty ku ndjehej një pasiguri për sigurinë! Bota e lirë dhe popujt e ndryshëm kanë filluar të largohen shumë nga njëra tjetra… Ndër shekuj njerëzimi po bën ‘’luftë’’ në paqe, me veten e me ata qe e rrethojnë.
Të jesh i lirë e të mos shprehesh lirshëm nuk është e njëjta gjë… njësoj është sikur të kesh krah e t’mos mund të fluturosh, të kesh vesh e të mos dëgjosh, të kesh zë e t’mos mund të flasësh… Çdo popull i arsyeshëm në botë sado që nga faktorë të ndryshëm i vihen pengesa për komunikim ai prapë përpiqet që të gjejë rrugën e relacioneve brenda vendit të vet.
Sot bota moderne dhe e digjitalizuar po e mundëson në një lloj mënyre të shprehurit e lirshëm, por kjo po cenohet nga grupe të caktuara njerëzish qoftë për interesa vetjake, klane të formuara për qëllime të ndryshme të cilat bien drejtpërdrejt ndesh me ligjet në fuqi.
Në këtë shekull fjalën kryesore pothuajse po e thotë politika, një rrezikim të fuqishëm në botën e ‘’moderuar’’ e të komercializuar në çdo aspekt. Tensionet në të gjitha kontinentet botërore nuk kanë të ndalur. Teoria për ngjalljen e shpresës për lirinë e shprehjes sa vjen e zhduket… Ndodhitë me përmasa të mëdha po sjellin pasoja fatale dhe në popuj civil. Mbetet të theksohet se për shumë dekada rresht e gjithë bota po jeton mbi shumë top sekrete të mëdha