1920-1080_1648125637-696x392

A bën ti këndohet ajete të Kuranit një jobesimtari (rukje)

Pyetja: pse fukahatë e lejojnë rukjen ndaj një jobesimtari edhe pse ajetet e Kuranit aludojnë në atë se Kurani është shërim vetëm e vetëm për besimtarët, sikur që është ajeti: “Dhe, Ne, shpallim nga Kur’ani atë që është ilaç dhe mëshirë për besimtarët, e mohuesve – ai vetëm ua shton humbjen.”

Njashtu ajeti: “Thuaj: “Ai, për besimtarët është udhërrëfyes dhe ilaç.”

Duke qenë e mundshme që tregimi me të kafshuarin nga gjarpëri, që populli të kenë qenë muslimanë?

Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut.

Së pari: është përmendur më herët për lejueshmërin e rukjes ndaj një jobesimtari, qoftë me ajete Kuranore apo me lutje tjera, dhe se për këtë nuk ka divergjencë mes fukahave.

Dhe ajo që kuptohet qartë nga tranmetimet e tregimit aludojnë se ata ishin jobesimtarë.

Së dyti: kjo nuk bie ndesh me fjalën e Allahut: “Dhe, Ne, shpallim nga Kur’ani atë që është ilaç dhe mëshirë për besimtarët, e mohuesve – ai vetëm ua shton humbjen.” Sureja Isra, 82.

Thuaj: “Ai, për besimtarët është udhërrëfyes dhe ilaç” Sureja Fusilet, 44.

Për arsye që shërimi i përmendur në Kuran është dy llojësh:

1.Shërim i zemrës nga sëmundjet e epsheve e dyshymeve, e këtë lloj nuk e përfiton një jobesimtar.

Allahu thotë: “O njerëz, ju ka ardhur madje këshilla (Kur’ani) nga Zoti juaj, ilaç për zemrat tuaja, udhëzim dhe mëshirë për besimtarët.” Sureja Junus, 57.

Ibn Kethiri (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: (ilaç për zemrat tuaja) do të thotë: nga dyshimet e mëdyshjet, e që nënkupton largimin e çdo njolle e ndyrësire. (Tefsiri i ibn Kethirit; 4/274).

  1. Shërimi i trupit me Kuran, me rukje; e këtu përfiton edhe muslimani edh ejomuslimani, duke u argumentuar me hadithin e Said el Hudrijut (radijAllahu anhu).

Por, padyshim që përfitimi i besimtarit është më i plotë se sa përfitimi i jobesimtarit.

Allahu e di më së miri

Përktheu: Shpend Zeneli

Islamqa.info / albislam.com