A DËSHIRON TË JESH ME TË DËRGUARIN, LAVDIA DHE PAQJA E ALLAHUT QOFSHIN MBI TË, NË XHENET?!

Shumë mirë, padyshim se ti e shpreson këtë, mirëpo a e si se si?!

Rebia ibën Kab, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, e pyeti të Dërguarin e Allahut, paqja dhe lavdia e Allahut qofshin mbi të, dhe i tha: Kërkoj të shoqëroj në Xhenetin e Allahut! I Dërguari i Allahut, paqja dhe lavdia e Allahut qofshin mbi të, iu përgjigj: “Ndihmoi vetes tënde me shumë sexhde”.

O ju vëllezërit e mi, pasha Allahun qëndrimi në sexhde jep kënaqësi të cilës nuk i afrohen të gjitha kënaqësitë e dynjasë. Afrimi kah Allahu e zgjeron gjoksin me një zgjerim të çuditshëm dhe këtë nuk e shijon ai që është mbyllur në burgun e epsheve dhe gjynaheve.

E ka thënë të vërtetën thënësi: “Të mjerët e dynjasë janë ata që dalin nga ajo dhe nuk e shijojnë atë që është më e mira në të, përmendjen e Allahut dhe adhurimin e Tij”.

Ne kemi nevojë që secili të ulet me vetveten dhe ta llogarit atë, a është i përgatitur për momentin e lënies së kësaj dynjaje dhe daljen para Allahut, Zotit të botëve?!

O ju vëllezër, mundësitë ende janë të hapura dhe dyert e pendimi nuk janë të mbyllura. Për këtë arsye, nxitoni drejt faljes së gjynaheve nga Zoti juaj dhe Xhenetit, hapësira e të cilit është sa qiejt e Toka dhe që është përgatitur për të devotshmit.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU