A do ta arrish këtë lumturi?

Kur flitet për lumturinë, zakonisht njerëzit mendojnë për të mirat e shumta të kësaj bote.
Ndërsa besimtari mendon për disa të mira të pakta që i sjellin atij lumturinë.
Por, a ke menduar ndonjë herë se lumturia më e madhe është kur i thuhet njeriut në momentet e fundit të jetës: “O ti shpirt i bindur(i qetë, i pastër) plotësisht! Kthehu te Zoti yt i vetëkënaqur e i pranuar! Hyn në turmën e robërve të Mi! Dhe hyn në xhenetin Tim”!? ( El-Fexhr:27-30)
Allahu na e mundësoftë këtë lumturi dhe na bëftë prej këtyre njerëzve që ju thuhet kështu!