Rtv Pendimi
Familja & jeta bashkëshortore Mirësjellja - Edukata fetare

A DO TA DISH SE KUR NUK JE BASHKËSHORTE E MIRË!!

1. Kur burri hyn në shtëpi dhe ti nuk e le çdo gjë që e ke në dorë, nuk shkon ta presësh, nuk i buzëqeshësh në fytyrë dhe nuk e qetëson nga lodhja e tij, dije se ti nuk je bashkëshorte e mirë!

2. Kur burri yt nuk ha ushqim nga duart e tua dhe del e blen ushqimin në restorant dhe rrobat e tij nuk i lan përveç rrobalarësit, dije se ti nuk je bashkëshorte e mirë!

3. Kur burri yt zemërohet, e ti ia kthen një fjalë me dhjetë të tjera dhe e ngrit zërin ndaj tij, dije se ti nuk je bashkëshorte e mirë!

4. Kur je në shtëpi me burrin tënd, ty të vjen erë e keqe, rrobat i ke të parregulluara dhe të pahekurosura, dije se ti nuk je bashkëshorte e mirë!
5. Kur ia përhap fshehtësitë e shtëpisë, nënës apo motrës apo shoqes tënde, dije se ti nuk je bashkëshorte e mirë!

6. Kur e nxit burrin kundër familjes së tij dhe nuk i ndihmon atij në respektin e tyre, dije se ti nuk je bashkëshorte e mirë!

7. Kur vjen koha e namazit dhe ti nuk e zgjon burrin për namaz, nuk e urdhëron për adhurime tjera, nuk kërkon nga ai t’i le haramet dhe t’i ndihmosh në pendim dhe kërkim faljeje, dije se ti nuk je bashkëshorte e mirë!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Të ngjajshme

KUJDESI PËR MACEN, SHKAKU I SHËRIMIT TË NËNËS SIME!!

Irfan Jahiu

PSE PIKËLLOHESH ?!

Irfan Jahiu

DEGËT NGA ARI

Irfan Jahiu

LUMTURIA ËSHTË E THJESHTË PO NE NUK DIMË SE SI TA GJEJMË

Irfan Jahiu

SHPIRTI IM, TË LUTEM PËR HIR TË ALLAHUT TË MË SHPËTOSH!

Irfan Jahiu

A DO TA DISH SE KUR NUK JE BURRË I MIRË!!

Irfan Jahiu

E DREJTA E FQINJIT

Irfan Jahiu

VDIQ PRANË VËLLAIT TË VET NË VARR

Irfan Jahiu

VLERA E MUSLIMANIT

Irfan Jahiu

* Nëse radiot nuk funksionojnë, Kliko KËTU