A DONI TË SHTOHET RISKU.. JEPI HUA ALLAHUT!!

Para tri viteve përafërsisht, shkova në vizitë tek një motër muslimane e devotshme, e cila ishte pas martuar, dhe jetonte me një shtëpi shumë modeste, gjegjësisht banesë e vogël!! Pastaj për një kohë u ndërprenë vizitat tona, mirëpo vazhduan ato telefonike, ku e lajmëronin njëra-tjetrën për lajmet e jetës sonë! Brenda kohe më tregonte se gjendja e saj ekonomike kishte pas filluar të përmisohet, dhe se burri i saj filloi të merret me tregti.

Një ditë nda ditët e vendosa të shkoj ta vizitoj përsëri, vetëm se ketë herë u mahnita nga ajo që e pash!! Ajo kishte shtëpi të re luksoze, me një lagje ndër më të mirat të Riadit, kryeqytetit të Arabisë Saudite! Prej atyre momenti kur hyra brenda, thosha mashAllah tebarekAllah, dhe sinqerisht u mahnita nga ajo që e pashë!! Shtëpi luksoze, mobile të reja dhe pamje mahnitëse të enterierit të shtëpisë!

Këto të gjitha kushtonin, dhe s’ka mundësi të i posedon vetëm se ai që ka të holla të shumta! Me këto fjalë nuk e kam për qëllim të pakësoj nga vlera e kësaj motre dhe të burrit të saj, po e dija gjendjen e tyre ekonomike të mëhershme, dhe kjo më bëri të habitem me atë që e shihja!

Pasi që ndejtëm një kohë, dhe u luta për të që Allahu t’i dërgon bereqet, më nxiti diçka ta pyes se ku qëndron fshehtësia e rritjes së gjendjes së tyre materiale?!

Mu përgjigj: SubhanAllah! Unë doja ta hapi ketë temë me ty dhe të flasim, po mirë që më pyete e para!!

Ti e di se gjendja e jonë materiale ishte e dobët, dhe unë së bashku me burrin morëm vendim që të vendosëm një kuti në dhomën e fjetjes, dhe në të për çdo ditë kur të zgjohemi të vendosim të holla, dhe ato t’i tubojmë dhe t’i japim sadaka! Nuk ishte me rëndësi se sa janë ato, një rial saudian, apo pesë, apo dhjetë, apo njëqind!! Qëllimi ishte që diçka të vendosim në atë kuti, dhe të bëhemi sikurse ata që i përmendi i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, se nuk ka ditë që nuk zbresin dy melaqe prej Allahut dhe thonë: O Allah jepi atij që jep dhe atij që nuk jep shkatërroja pasurinë.

Për çdo javë, burri e merrte dhe e hapte kutinë, duke mos shikuar aspak se sa të holla janë tubuar brenda jave. I merrte të hollat, dhe i vendoste në xhepin e djathtë, dhe pas çdo namazi të xhumasë, ato i jepte si sadaka!!

Pasha Allahun!! Prej asaj dite kur kemi filluar ta veprojmë këtë, risku jonë është shtuar, dhe bereqeti i Allahut nga çdo anë na ka kapluar!!

Allahu i Madhëruar thotë: “Kush do t’i japë Allahut një hua të bukur, që Ai t’ia kthejë shpërblimin shumëfish? Allahu e shtrëngon (riskun) dhe e liron;tek Ai do të ktheheni”. Bekare 245.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU