A duhet muslimani të pasojë ndonjërin nga medh-hebet apo jo ?!

A duhet muslimani të pasojë ndonjërin nga medh-hebet apo jo ?!

Pyetje-
Hoxhë i nderuar ! Jam një student dhe disa vëllezër më thanë që mos paso medh-heb, por paso medh-hebin e Kuranit dhe Sunetit, çfarë më këshilloni dhe si duhet të veprojë!?

Përgjigje –

Po.
Sod, vëlla i nderuar!
Ne nuk kemi njerëz të atillë të cilët e kanë arritë shkallën e muxhtehidit, saqë këta nuk ke mundësi për t’i gjetur brenda 1000personave, a do e gjejsh një të tillë apo jo !?

Porse, ti vëlla im duhet të ndjekësh mendimet e Imamëve të mëdhenj, siç janë – Ebu Hanife, Ahmedi, Maliku dhe Shafiu,- Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë!.

Mirëpo, ti vëlla nuk duhet të marrësh at mendim i cili të pëlqen apo edhe të konvenon, porse duhet të marrësh mendimin e atij i cili posedon argumente më të forta dhe të cilat janë më afër Sunetit.

Mos harro vëlla, se edhe ata të cilët pretendojnë që nuk kanë medh-heb apo edhe pretendojnë se janë duke ndjekur medh-hebin e Kuranit dhe Sunetit, edhe ata nuk kanë mundësi të mos pasojnë ndonjë medh-heb, kështu që të këshilloj ty dhe të tjerët pyetni ulemaja dhe merrni mendimet e Dijetarëve adekuat.

Ata na kanë sqaruar pothuajse të gjitha gjërat dhe ne duhet të ecim hapave të tyre.

Dhe në fund !
Vëlla, merre një Hoxhë dhe ai të cakton se cilin nga librat fikhore dhe fillestare përmes së cilës ti fillon dhe mëson çshtjet fikhore apo edhe fikhun në përgjithësi.

Allahu e din më mirë!

Shejh Dr.Salih bin Feuzan el Feuzan,- Allahu e ruajtë!

Nga arabishtja:
Suad B. Shabani.