A duhet përdorur gjalpi apo jo?

Gjalpi përmban 49 për qind yndyrna të ngopura, por nuk përmban yndyrë të rafinuar si trans-yndyrnat që janë më të dëmshme se yndyra e ngopur, të cilat janë të pranishme tek margarinat e llojeve të ndryshme. Trans-yndyrnat janë shumë më të dëmshme se yndyrnat e ngopura.

Problemi, atëherë, qëndron tek sasia totale e gjalpit që ju merrni gjatë ditës. Një i rritur, me me peshë mesatare, për të mos rrezikuar aspak shëndetin e tij ose të saj mund të marrë deri në 70 gram yndyrë, nga të cilat maksimumi 22 të ngopura.

Gjalpi është produkt më cilësor dhe vepron shumë më mirë se margarina apo vaji i palmës që kohët e fundit është i pranishëm kudo.

Nëse zgjedhim cilësinë dhe sasinë e yndyrnave që marrim gjatë ditës, mund të rrimë të qetë dhe të shijojmë mëngjesin tonë me bukë, një shtresë krejt të hollë me gjalpë dhe reçel. Për çdo gatim tjetër, gjalpi duhet të zëvendësohet me vaj ulliri ekstra të virgjër, i cili është një nga produktet më të shëndetshme që ekziston.